Futboll Ligue 1 Sport

KLAUZOLA ANI-JUVENTUS/ Vendoset e ardhmja e Icardit, ja ku do të vazhdojë karrierën ylli argjentinas

Tani është zyrtare. PSG-ja ka blerë përfundimisht kartonin e Mauro Ikardit. Palët kanë rënë dakord për 58 milionë euro. Një shifër më e ulët se klauzola 70 milionë euro që ishte përcaktuar në formulën e huazimit mes kampionëve francezë dhe Interit.

PSG-ja e ka bindur futbollistin dhe është firmosur një kontratë deri në verën e vitit 2024. Zikalërit do të marrin menjëherë 50 milion euro, ndërsa 8 milionë euro të tjerë falë një bonusi që mund të arrihet shumë lehtë nga aktivizimet dhe golat e sulmuesit në sezonin e ardhshëm.

Por ajo që bie në sy është një klauzolë e veçantë, e cila është pagëzuar menjëherë si “anti-Juventus” nga mediat italiane.

Ajo pengon PSG-në ta shesë menjëherë Ikardin në një skuadër të Serie A. Nëse kjo ndodh brenda 12 muajve të ardhshëm, atëherë klubi parizien është i detyruar t’i paguajë Interit edhe 15 milionë euro.

Related posts

LIVE/ SHQIPËRI-UELLS: XHAKA fiton penallti, Balaj kalon në epërsi kuqezinjtë

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ U afrua në janar, Tirana nis bisedimet për prishjen e kontratës me sulmuesin…

Delo.autor

Mbappe: Nuk ishte e lehtë me këtë sistem, por jemi të kënaqur

Delo.autor

Leave a Comment