Futboll Premier League Sport

KRITIKA TË SHUMTA PËR “FANTAZISTIN”/ Me klubin e tij u tregua “koprac”, mesfushori Ozil tregon bujarinë me myslimanët

Para disa ditësh doli lajmi që Mesut Ozil nuk kishte pranuar të ulte rrogën në masën 12.5%, ashtu siç bëri pjesa tjetër e ekipit, edhe pse është futbollisti që fiton më shumë te Arsenali.

Të shumta ishin kritikat që vërshuan ndaj mesfushorit të Përfaqësueses Gjermane, por mesa duket ai e ka ruajtur bujarinë e tij për myslimanët nga vendi i tij i origjinës, Turqi, të cilët janë në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ozil vendosi të dhurojë 80.000 paund për Kryqin e Kuq Turk, para të cilat do të përdoren për të siguruar iftar për  16.000 myslimanë në rreth 2.000 familje në Turqi, por edhe në Siri.

“Ne të Kryqit të Kuq jemi pranë njerëzve në nevojë 365 ditë në vit. Sigurisht që kjo është e mundur falë dhurimeve të shokëve tanë filantropistë. Falë vëllait tonë Ozil, ne do të kemi mundësinë të dërgojmë paketa ushqimore për njerëzit në nevojë,” tha Kerem Kinik, kreu i Kryqit të Kuq, për “Daily Sabah”.

Related posts

Edhe një futbollist tjetër kërcënohet me vdekje pasi humbi penalltinë vendimtare në Botëror

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Milan bën “goditjen” e verës, pranë firmës me sulmuesin e njohur

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Kontratë 1-vjeçare, ish-sulmuesi i Vllaznisë firmos me skuadrën e…

Delo.autor

Leave a Comment