Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

I BLLOKUAR NË POLONI PREJ COVID-19/ Basha: Kosova do triumfojë ndaj Maqedonisë, dua ta mbyll karrierën te…

Vullnet Basha, vëllai i Migjen Bashës, ndodhet në Poloni, për shkak të angazhimit me skuadrën e Visla Krakov. Në një prononcim për “Gazetaolle”, 29-vjeçari, i cili në të kaluarën është aktivizuar edhe një takim me Kombëtaren shqiptare, ka folur për situatën aktuale si dhe për adaptimin e menjëhershëm në kampionatin polak.

5c90e6ab75554_o_full

Basha le të hapur mundësinë për një rikthim të mundshëm në kampionatin kosovar, teksa shpreh dëshirën për ta mbyllur karrierën te Ballkani. Gjithashtu mesfushori ka 2 fjalë edhe për sa i përket sfidës mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e vlefshme për Ligën e Kombëve.

“Jam në Poloni në Krakov. E kemi të ndaluar të udhëtojmë jashtë vendi. Ishte e vështirë situata me këtë pandemi, nuk ishim vetëm ne që na u ndalua të udhëtojmë por kjo gjë është bërë në gjithë botën.

Nga fillimi jam adaptuar mirë këtu në Poloni, ndihem i kënaqur me angazhimin që po bëjë te Visla. Duhet luajtur një derbi për të kuptuar se sa është i rëndësishëm ky takim për tifozët. Është një ndeshje me shumë presion ndaj lojtarëve. Tifozët nuk pranojnë humbjen në këtë takim, andaj opsioni i vetëm është vetëm fitorja.

Në futboll kurrë nuk i dihet se çfarë na sjell e ardhmja. Mbetet të shikoj, pse jo mos ta mbyll karrierën te Ballkani. Sfida ndaj Maqedonisë do të jetë një ndeshje e vështirë për Kosovën, por këta djem i kanë treguar gjithë botës që kanë një skuadër shumë të mirë dhe jam i sigurt që Kosova do të fiton ndaj Maqedonisë dhe do të kaloj më tej në këtë garë”, u shpreh Basha.

Related posts

ISH-LOJTARI I BARCELONËS PREZANTOHET TEK LEEDS/ Firpo i çudit të gjithë: Mërzitem duke parë futboll

Delo.autor

“THUMBON” YLLIN E JUVENTUS/ Rebic: Nuk më pëlqejnë ata si ai

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Spektakël në Beograd, Crvena Zvezda “ngrin” Milan në frymën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment