Futboll Ligue 1 Sport

KRIZË TEK KAMPIONËT E FRANCËS/ PSG përplasje me lojtarët, Silva nuk ndihmon klubin

L’Equipe publikoi të premten se presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, po përdor presionin e tij që të reduktojë rrogat e yjeve të tij. Ai ka nisur negociatat me lojtarët për të ulur përfitimit për shkak të krizës nga COVID-19.

Kapiteni Thiago Silva është përzgjedhur nga drejtuesit si negociatatori për të arritur marrëveshjen mes palëve. Kontrata e brazilianit mbaron më 30 qershor dhe duket se nuk ka një rinovim për të. Silva ka vendosur të mos ndihmojë klubin që të ulë rrogat e lojtarëve.

Numri një i klubit është i zhgënjyer që lojtarët nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së tij për të ulur rrogat. Sezoni është ndalur dhe kjo gjë mund të shkaktojë një humbje prej 200 milionë eurosh për drejtuesit e klubit francez.

Related posts

Lukaku kualifikon Manchester United në çerekfinale

Q.Autor

“ITALI-ANGLI, MOMENTI MË EMOCIONUES I JETËS SIME”/ Kuipers: Ja çfarë u thashë Chiellini-t dhe Kane para finales

Delo.autor

KATAR 2022/ Pas një SUPER ASIST nga Jordi Alba, sulmuesi Torres ndëshkon Gjeorgjinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment