Futboll Sport

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkëndija rikthehet te fitorja në kampionat. Renova ngec, por ruan kreun

Janë mbyllur 5 ndeshjet e javës së 9-të në kampionatin maqedonas të futbollit ku Shkëndija është rikthyer te fitorja duke mposhtur 3-0 në shtëpi Borecin.

Për tetovarët shkëlqeu sulmuesi shkodran Sidrit Guri i cili realizoi dopietë në këtë takim. Shkëndija ngjitet në vendin e 5-të në kuotën e 14 pikëve duke marrë disi veten pas startit të keq.

Renova ngeci në transfertën me Makedonija GP duke barazuar 1-1. Skuadra shqiptare mbetet në krye të takimit me 18 pikë të grumbulluara pas 9 ndeshjesh.

Në sfidat e tjera, Bregalnica mposhti 1-0 Strugën, Skopje dhe Akademija Pandev barazuan pa gola ashtu si dhe Pelisteri me Tikvesin.

REZULTATET

Sot

Shkëndija-Borec 3-0

Makedonija GP-Renova 1-1

Pelister-Tikves 0-0

Bregalnica-Struga 1-0

Skopje-Akademija Pandev 0-0

Nesër

Shkupi-Rabotnicki (15:00)

Related posts

U LARGUA NGA “ZIKALTËRIT” KËTË VERË/ Ja çfarë goli shënon Perisic me Bayern (VIDEO)

Delo.autor

VENDOS REKORD PAS TRIUMFIT NDAJ BARCELONËS/ CR7: Jemi një ekip kampionësh, kështu fitohet Champions

Delo.autor

ANDORRA-SHQIPËRI/ Sulmi i besohet Cikalleshit e Manajt, ja formacioni i mundshëm i Kombëtares…

Delo.autor

Leave a Comment