Futboll Sport

KUSH THA QË NEYMAR NUK MUND TË SHKOJË TEK BARCELONA?” Ish-mbrojtësi brazilian bën me krahë tifozët “katalanas”

“Kush tha që Nejmar nuk mund të shkojë te Barcelona?” Kjo frazë i ka bërë me krahë tifozët katalanas dhe kur vjen nga Brazili, është më e besueshme. Silvinjo, ishndihmësi i Tites thotë se gjithçka mund të ndodhë.

NEJMAR- “Ka shumë kushte që kushtëzojnë rikthimin e tij te Barcelona, por kush mund të thotë pse s’mund të rikthehet? Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe mund të bëjë diferencën. Mua më pëlqejnë këta tipa lojtarësh. Kapaciteti i tij është i jashtëzakonshëm”.

ARTUR MELO- “Është një lojtar i shkëlqyer. Kam punuar me të në kombëtaren e Brazilit dhe i jep vertikalizim lojës. Mendoj se mund të luajë më përpara në fushë dhe të bëjë diferencën”.

KUTINJO- “Është lojtar me kualitet dhe shënon shumë gola. Nuk e di pse dështoi te Barcelona, por shpresoj të rikthehet dhe të triumfojë aty. Do ta bëjë diku tjetër nëse largohet”.

MESI- “Ai i ka eklipsuar të gjithë, edhe Ronaldinjon. Flasim për lojtarë të një tjetër niveli. Ne futemi në fushë për të luajtur, ndërsa Mesi për të shënuar dhe për të dhënë asiste”.

Related posts

SUPERKUPA E SPANJËS /Real Madrid triumfon në “El Clasico” dhe siguron finalen

Delo.autor

PESË MUAJ NGA ARRESTI KARDIAK/ Eriksen nuk dorëzohet, mund të kthehet të luajë vetëm në dy vende

Delo.autor

Reportazh special nga Elbasani, të gjitha momentet pikante para miqësores me Norvegjinë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment