Bundesliga Futboll Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Klubi i madh europian nis bisedimet për transferimin e portierit Strakosha

Kanë nisur bisedimet mes ndërmjetësve të Borusia Dortmund dhe përfaqësuesve të Thomas Strakosha. “Sky Sport Italia”, raporton se së fundmi janë zhvilluar kontaktet e para mes përfaqësuesve të Strakoshës dhe Dortmundit.

Këta të fundit janë në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye kanë piketuar gardianin e Shqipërisë, me të cilin kanë nisur bisedimet. Ishte vetë Strakosha i cili në një intervistë të dhënë pak ditë më parë, u shpreh se do i pëlqente të luante për verdhezinjtë dhe duket se kjo mund të realizohet nga sezoni i ardhshëm.

25-vjeçari po kalon një sezon të vështirë te Lacio, teksa është aktivizuar vetëm në 8 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku kanë ndikuar infektimi me Koromavirus që e mbajti 1 muaj në izolim, dhe dëmtimet e shumta, teksa nga kjo ka përfituar portieri tjetër i Lacios, Pepe Reina, i cili është aktivizuar titullar në shumicën e ndeshjeve.

Strakosha ka kontratë deri në verën e vitit tjetër me Lacion, por aventura me bardhekaltrit mund të mbyllet që këtë verë.

Related posts

Liga e Europës, UEFA cakton gjyqtarin holandez të finales së Lyon-it

Sadik.Autor

TALENTI HAALAND NJË “RRUFE”/ Shikoni sprintin e “yllit” të Dortmund në ndeshjen ndaj PSG (VIDEO)

Delo.autor

MBYLLET ÇËSHTJA HYSAJ NË MERKATO/ Napoli i tregon derën shqiptarit, ja ku transferohet

Delo.autor

Leave a Comment