Futboll Premier League Sport

“LOJTARËT SHKOJNË DREJT VDEKJES KËSHTU”/ Trajneri anglez kundër rinisjes: Do vrasim shoferin e autobusit

Ian Holouai, i cili në të kaluarën ka drejtuar Kristal Palas dhe Blekpul në Premier Ligë, është kundër rifillimit të futbollit, duke thënë se rreziku është shumë i madh.dh

Gjithashtu ai u shpreh se rrezikohen të gjithë, pasi mund të infektohet edhe shoferi i autobusit, duke shtuar nëse klubet do të mbanin përsipër padinë nga familjarët në rast se një lojtar ndërron jetë nga Koronavirusi.

“Ne po fillojmë më shpejt seç duhet mendoj unë dhe lojtarët mund të shkojnë drejt vdekjes nga kjo. Është çmenduri të mendosh të luash, kur  rreziqet janë ende të mëdha. Nuk janë vetëm lojtarët që rrezikojnë nga kjo. Unë nuk dua që të jem përgjegjës për infektimin dhe vdekjen e shoferit të autobusit që do na çojë në stadium. Si mund të jem në gjendje ta shikoj në fytyrë gruan dhe fëmijët e mi?

Nuk mund ta duroja dot veten time kështu. Ata po flasin për testimin e çdo lojtari, çdo zyrtari, të gjithëve që kanë pasur kontakte me ta. Po sikur dikush të jetë pa simptoma ose nuk i shfaq ato menjëherë, po sikur testet të mos jenë të sakta?!korona

Nëse lojtari vdes nga Koronavirusi pas rifillimit, klubi do ishte i gatshëm të përballej me padi nga familja? Sipas meje futbolli duhet të rinisë, vetëm kur të jetë kaluar gjithçka dhe tifozët të mund të jenë në stadium.”, u shpreh Holouai.

Related posts

SKANDALI/ Ja si gruaja e panjohur “vodhi” një medalje të kampionëve të botës

Isa.Autor

RRËFIMI TRONDITËS I 20 VITEVE MË PARË/ Ish-sulmuesi Polo: Si ia shpëtova jetën Baggios duke e kapur nga bishtaleci

Delo.autor

RINOVON AKORDIN ME JUVENTUS/ Chiellini: Kemi shkuar përtej ëndrrës, dua të pi akoma me dolli sepse…

Delo.autor

Leave a Comment