Futboll Seria A Sport

MUNGON ZYRTARIZIMI/ Kontrata iu skadojnë në qershorin e këtij viti, Juventus vendos për Buffon dhe Chiellini

Por kurrsesi Xhorxho Kielini dhe Xhanluixhi Bufon nuk mund t’i japin fund karrierës së tyre në këtë situatë të shkaktuar nga pandemia “COVID-19”.

Juventusi është gati që t’ua rinovojë kontratën dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi. Pavarësisht moshës dhe “barkut” të mbushur plot me trofe, ata duan që të thyejnë rekorde dhe të vazhdojnë të pasurojnë palmaresin e tyre.

Bufonit i duhet edhe një ndeshje për të parakaluar Maldinin si lojtari me më shumë ndeshje në Serinë A. Për momentin kanë 647 të dy. Xhixhi është lojtari me më shumë tituj të fituar (9), ndërsa Kielini e ndjek me tetë dhe kur të largohet Bufon do të ketë më shumë motiv për të vazhduar. Por këto rekorde kërcënohen nga Bonuçi, i cili është më i ri.

Bufon ëndërron edhe Ligën e Kampionëve për t’u bërë portieri i parë në histori bashkë me Perucin që ka fituar të gjithë trofetë e rëndësishëm në Europë dhe Botërorin.

Related posts

KLASIKJA ITALIANE/ Milan- Juventus: Njihuni me statistikat interesante të këtij SUPERDUELI

Isa.Autor

SFIDA NDAJ PARMËS/ Sarri vendos Ramsey në formacion, ja vendimi për CR7

Delo.autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Ndeshje dramatike, Partizani ndan pikët me Kukësin në “Air Albania”

Delo.autor

Leave a Comment