Futboll La Liga Sport

“MË MIRË PA TIFOZË, SE PA FUTBOLL”/ Messi nuk pret më: Dua të kthehem në fushë

Futbolli në kohe pandemie nuk do të jetë më i njëjtë. Më shumë se të gjithë këtë e di një prej “mjeshtrave” të fushave të blerta si Lionel Messi. Në një intervistë të gjatë për të përditëshmen katalunjase “Sport”, sulmuesi i Barcelonës I cilëson si një sfidë më vete ndeshjet pa tifozë. “Të luash me dyer të mbyllura do të thotë një sfidë për të gjithë futbollistët. Si skuadër përgatitesh në të njëjtën mënyrë, por individualisht është ndryshe. Unë e kam provuar vetëm një herë dhe mund të them se ishte një eksperiencë unike por aspak e bukur”, ka thënë Messi.

055647009 8ae8514f 6fec 401c 88fd 79d736e86245

Që pas dritës jeshile të dhënë nga qeveria spanjolle, “Pleshti” vijon përgatitjet me Barcelonën. Pavarësisht mungesës së tifozëve dhe protokolleve që duhet të respektohen si kurrë më parë, asgjë nuk e pengon dëshirën e Lionel Messi për t’u kthyer në fushën e lojës. “Jam I bindur se do të jetë e çuditëshme, por mezi pres të kthehem dhe të luaj futboll”, është shprehur argjentinasi në intervistën e tij.

(balkanweb)

Related posts

TRONDITET MANCHESTER UNITEDI/ Rrezikon sfidën ndaj PSG ylli i skuardrës…

Delo.autor

Mina nuk mërzitet, punon fort dhe pret thirrjen e Valverdes

Sadik.Autor

NGA GOLEADAT TEK SHERRET/ Ja 5 duelet e “FERRIT” mes Interit dhe Juventusit

Delo.autor

Leave a Comment