Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Lëvizje në mesfushë, ja si pritet të luajë Vllaznia…

Vllaznia ka një ekip të kompletuar dhe Brdariç shpesh ka ndryshuar formacionin, madje duke lënë në stol edhe lojtarë që kanë mbajtur peshë këtë sezon.

Në ndeshjen ndaj Kastriotit trajneri gjerman befasoi me lënien në stol të Ardit Krymit, por ajo ishte një lëvizje e mirëmenduar, pasi lojtari kishte tre kartonë të verdhë dhe në rast se ndëshkohej, do të mungonte ndaj Partizanit. Mesfushori u rikthye titullar kundër të kuqve dhe nuk i shpëtoi kartonit të verdhë.

Kësisoj, ai do të mungojë ndaj Laçit. Gjasat janë që këtë herë të rikthehet titullar Demir Imeri dhe në mesfushë të luajë treshja Jonuzi, Marku dhe Kruja, me këtë të fundit që është kthyer në “xhol”.

Related posts

ÇËSHTJA “PLESHTI” VAZHDON/ Messi dezerton 3 seanca stërvitore, Barcelona përgatit supergjobën ndaj kapitenit!

Delo.autor

Fjalimi motivues i Leo Messi pas turpërimit që Spanja i bëri Argjentinës

Sadik.Autor

NXORRËN FOTO NGA AUTOPSIA E EMILIANO SALA/ Dy persona dalin para gjykatës, ja akuzat e rënda

Delo.autor

Leave a Comment