Futboll Kategoria Superiore Sport

MERAKTO E BUJSHME/ Trajneri Egbo kërkon dy mbrojtës për Europën, ja emrat

Tirana nuk është në kërkim vetëm të një sulmuesi. Bardheblutë e drejtuar nga Emanuel Egbo dhe presidenti Refik Halili po mendojnë për sezonin e ri. Veç Blerim Krasniqit apo lojtarëve të tjerë në sulm, bardheblutë duan që të afrojnë dy futbollistë të rëndësishëm, urgjentisht për Europën. Janë dy pozicionet bosh.

EGBO

Me ikjen e Albi Dokës në Kroaci, Tiranës i duhet një mbrojtës i djathtë. Ky mbrojtës duhet me urgjencë, duke pasur parasysh se Kristi Vangjeli është mbrojtës i djathtë po luan në qendër të mbrojtjes. Një tjetër lojtar që kërkohet është pozicioni i qendërmbrojtësit.

Tirana ka Muçën, Osmanin dhe disa të rinj, por sipas planeve të klubit, duhet një futbollist me peshë. Lojtari nuk duhet të jetë më shumë se 28 vjeç dhe nga ata që mund të bëjnë diferencën në fushën e lojës. Një nga ata që pëlqen Tirana është Bruno Dita që nuk kaloi te Tirana në janar. Presidenti Takaj nuk e la të lirë lojtarin dhe paçka se kishte paditur zyrtarisht klubin e Skënderbeut në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, nuk pati ndarje.

Veç Ditës, Tirana po hedh sytë nga merkatoja vendëse, me Kallakun që mund të jetë pjesë e saj. Jo vetëm kaq. Synime janë edhe Krasniqi i Skënderbeut dhe lojtarë të tjerë të Superiores. Bardheblutë shpresojnë që kriza financiare t’i ndihmojë në këtë periudhë Champions-i.

KËRKIMET – Tirana me shumë mundësi do të kërkojë që të gjejë lojtarë në Shqipëri. Plani i fundit i merkatos duket se ka funksionuar dhe bardheblutë do të kërkojnë lojtarë nga kampionati shqiptar. Gjithsesi, Tirana nuk do të nxitohet, sepse në lojë do të jenë shumë lojtarë, si vendës dhe të huaj.

Egbo

Opsione do të ketë plot në fund të sezonit dhe Tirana mund të përfitojë nga kriza financiare. Nga ana tjetër, nëse dy mbrojtësit nuk gjenden në Shqipëri, atëherë do të vihet në lëvizje kërkimi në kampionatet ballkanike.

Related posts

“ÇMENDURI”/ Pornostarja ofron shumën marramendëse për shaminë që Messi fshiu lotët: Nuk e di nëse…

Delo.autor

MESSI I PANDALSHËM/ Vetëm një hap larg rekordit të Ronaldos në La Liga

Delo.autor

BRAZILIANI Kaka: Me Ronaldon te Juventusi përfiton reputacioni i gjithë Seria A

Isa.Autor

Leave a Comment