Futboll Seria A Sport

MILAN HUMB “PERËNDINË” E TIJ/ Ibrahimoviç do thotë lamtumirë dhe do luajë në…

Një ditë më parë vet deklarohej “Zot i Milanos” me një postim në “Instagram” ku shkruante: “Zoti u kthye dhe ju sheh nga lart”. Gjithçka e shoqëruar me një fotografi ku shfaqej në ballkonin e apartamentit të tij milanez. Ky mesazh nënkuptonte kryerjen me sukses të analizave për “COVID-19”.ibraa

38-vjeçari nuk ka asnjë shenjë virusi në trup e që nga java e ardhshme do të jetë pjesë e Milanit për stërvitjet në grup të miratuara nga qeveria e Italisë. Në fakt, ai është përfshirë që dje në programin stërvitor të Piolit dhe ka qenë pjesë e grupit të dytë me tre lojtarë që është stërvitur në mesditë në “Milanello”. Mundimi dhe djersa nuk janë një problem për sulmuesin që së shpejti do të ketë një takim me Ivan Gazidhisin për të diskutuar lidhur me të ardhmen e Ibras te kuqezinjtë.

Në fakt, çdo bisedim ka gjasa të jetë pa vlerë, pasi, sipas “La Gazzetta dello Sport”, lojtari do të vazhdojë të luajë, por në Suedi. Ai ka vendosur dhe nuk ka në plan të pranojë 4 milionë eurot që i ofrohen për një vit në radhët e “Djallit”, madje edhe sikur drejtuesit e këtij të fundit të rrisin vlerën ekonomike të propozimit.ibra

E përditshmja italiane sinjalizon Hamarbin si etapë të re të karrierës së Ibrahimoviçit i cili në klubin e Stokholmit zotëron 10 për qind të aksioneve. I vetmi që mund ta përdorte situatën e krijuar është Mino Raiola, por edhe menaxheri nuk ka në plan të kundërshtojë zgjedhjen e të asistuarit të tij. Siç dihet, ai nuk i vlerëson drejtuesit e Milanit, të cilët me projektet dhe sidomos vendimet e tyre, e detyrojnë suedezin të vlerësojë rrugë tjetër e që në Suedi mund të shkruajë kapitullin e fundit të karrierës së tij.

Related posts

SKANDALI/ MARADONA e ka dhunuar: Ish-bashkëshortja e hedh në gjyq dhe kërkon…

Isa.Autor

Messi, Busquets, Suaréz…, ja si shkëlqyen në dasmën e Cesc Fábregas (FOTO)

Isa.Autor

KUPA E ANGLISË/ Aubameyang realizon një gol “MAGJIK” dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment