Futboll Seria A Sport

MILAN RIKTHEHET NË STËRVITJE/ Ibrahimovic vjen në fundjavë, ja çfarë e pret

Milan ka hapur dyert e kompleksit stërvitor për herë të parë pas më shumë se dy muajsh. Klubi kuqezi ka nisur paraditen e së enjtes punën për rikthimin gradual drejt normalitetit. Stafi teknik i udhëhequr nga trajneri Stefano Pioli mbërriti i pari në Milanello, ndërsa më pas u bashkuan edhe një pjesë e lojtarëve.

Zlatan Ibrahimovic dhe Frenk Kessie janë dy futbollistët kuqezi që ende ndodhen jashtë Italisë. Për sulmuesin suedez nuk ka probleme dhe ai pritet të kthehet në fundjavë në Milano, ku duhet të kalojë karantinën e detyrueshme 2-javore. Ndërkohë, mesfushori ndodhet në Bregun e Fildishtë dhe deri tani e ka të pamundur të udhëtojë. Të gjithë në klubin e Milanit i janë nënshtruar testit me tamponë, ndërsa nga e premtja pritet të nisë stërvitja individuale.
(balkanëeb)

Related posts

SIPAS RENDITJES TË UEFA-S/ Superiorja mes 5 kampionateve më të dobëta në Europë

Delo.autor

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

F.autor

ATALANTA LUAN PËR HERË TË PARË NË CHAMPIONS/ Trajneri debutues: Do të jemi surpriza e Europës

Delo.autor

Leave a Comment