Futboll Sport

NDODH EDHE KJO/ Nuk njeh Stam, trajnerin e vet. Gafa e klubit amerikan bën xhiron e botës…

FC Cincinnati, skuadra amerikane e MLS (Major League Soccer) njoftoi nënshkrimin e hollandezit Jaap Stam si trajneri i saj i ri…, por bëri një gafë të pafalshme si fillim. Në njoftimin përkatës, në faqen e tij, klubi amerikan publikoi foton e gabuar në vend të ish-mbrojtësit të shquar të Milanit dhe Lazio në Itali.

Në fakt, ngjashmëria mes të dyve është kaq e madhe, se ky gabim edhe mund të “amnistohet”. Në vend të Jaap Stam-it të vërtetë, në foton e njoftimit të FC Cincinnati ishte një tullac tjetër, po ashtu trajner, Tinus van Teunenbroek. Pavarësisht se duket “fotokopje” e hollandezit, nuk ishte Jaap Stam i vërtetë.

Menjëherë pas kësaj, FC Cincinnati korrigjoi gabimin e vet dhe postoi në Twitter nënshkrimin e Jaap Stam me foton e saktë të tij.

Related posts

YLLI ARGJENTINAS DREJT LARGIMIT/ Një klub gjigant në sulm për Icardin, ja shifra që kërkon Interi

Delo.autor

GATUSSO LUAN ME “FATIN” E STOLIT/ Milani gjen pasardhësin në Francë, ja emri i bujshëm

Delo.autor

JUVENTUS-NAPOLI/ Trajneri Pirlo rifiton “shigjetën”, merr lajmin e madh para ndeshjes

Delo.autor

Leave a Comment