Futboll Sport

RRËFEN ÇMENDURINË E RONALDINHOS/ Maxi Lopez: Një ditë më theu derën e dhomës…

Ai po mundohej të integrohej, sepse ishte hera e parë që e linte Amerikën e Jugut. Maxi Lopez, fatmirësisht për të, gjeti një pritje të shkëlqyeshme te Barcelona. “Unë mbërrita te Barça, – kujton sulmuesi aktual i Crotone për “Mundo Deportivo”. – Aty qe përvoja ime e parë në Europë, pasi kisha luajtur vazhdimisht në Argjentinë. Kisha qenë vendimtar në “Superclasico”, me ekipin tim, River Plate. Ne e fituam atë ndeshje, vetë bëra një paraqitje të shkëlqyeshme, çka më hapi dyert e gjera të Europës.

U bashkova me një ekip, ku luanin shumë lojtarë të rëndësishëm. Pra, pata fatin të luaj edhe përkrah Ronaldinhos, një kampioni të vërtetë. Ai më ndihmoi shumë në ambientimin te Barcelona, si brenda dhe jashtë fushës. Në fillim ishte shumë i vështirë integrimi, kuptimi dhe shkrirja në dinamikën e grupit”.

Pastaj, Ronaldinho mendoi për “prishjen” e këtij raporti: “Një herë u ktheva i lodhur në shtëpi, nga stërvitja. Kur mbërriti ai, shkelmoi derën për të hyrë dhe më nxori jashtë. Ne shkuam për darkë së bashku dhe ai më prezantoi me qytetin. Ronaldinho ka qenë gjithmonë i tillë, me të gjithë shokët e skuadrës. Një njeri që të bënte pjesë të gëzimit të tij brenda fushës dhe në jetën e përditshme.

Krijuam një grup shokësh me të vërtetë të mirë, me të ruajmë kontaktet edhe sot. Bashkë me mua mbërritën aty Rafa Marquez, Guly, Thiago Motta, Belletti. Ishim shumë të afërt, një grup fantastik, që arriti rezultate të mira në fushë”.

Related posts

Danimarka 18 ndeshje pa humbur, trajneri Dalic ka recetën për t’i mundur

Sadik.Autor

“DO TË MBETEM GJITHMONË NJË BAVAREZ”/ Trajneri Flick: Nuk ka rëndësi nëse je një talent apo një njeri me famë

Delo.autor

ANTI-GJEORGJIA PËRGATITET NË SPANJË/ Reja ndryshon gjysmën e formacionit të Shqipërisë

F.autor

Leave a Comment