Futboll Premier League Sport

“NUK JAM UNË KUNDËR RIFILLIMIT”/ Mou ironizon me Guardiolën: Rrini në shtëpi dhe shikoni…

Ashtu siç ndodh në Itali me Serinë A, edhe në Angli ka debat për datat e rinisjes së Premier Ligës dhe shtohet pjesa e skeptikëve. Pavarësisht se qeveria dhe Federata Angleze kanë gjetur marrëveshjen përfundimtare për protokollet dhe datën e rinisjes, opinionet për rinisjen e stërvitjes në grup më 18 maj dhe atë sezonit më 12 qershor janë të ndara.murinjo

KUNDËRSHTIME – Dhe sipas disa tabloideve, mes tyre është edhe Zhoze Murinjo, i cili në videokonferencën mes trajnerëve të Premier Ligës ka ngritur problematika për gjendjen atletike të futbollistëve. Të shumtë kanë qenë trajnerët që kanë shfaqur shqetësimet e tyre dhe kërkojnë përgjigje përpara se të rikthehen në stërvitje ditën e hënë, pas kërkesës për të nënshkruar një deklaratë mohimi në rast se ata, apo një familjar i tyre infektohet.

Sa i përket trajnerit të Totenhemit, “Daily Star” i dedikonte njëtitull: “Në asnjë mënyrë thotë Zhoze”, duke qenë kundër në mënyrë kategorike për rinisjen e sezonit në mesin e muajit të ardhshëm. Tabloidi tjetër, “Daily Express”, hapej me një tjetër foto të “Specialit”, me frazën e tij: “Jo kaq shpejt”. Sipas tyre, tekniku i Totenhemit është në linjën e atyre që kërkojnë të merret më shumë kohë për të rrotulluar përsëri topin, në mënyrë që lojtarët të arrijnë një gjendje më të mirë fizike për shkak të ndalesës së gjatë prej pandemisë.

Teza është e qartë: futbollistët kanë rreth dy muaj që stërviten vetëm nëambientet e shtëpisë dhe dalin herë pas here për ndonjë vrap në natyrë dhe duke u stërvitur individualisht, respektuar distancat dhe mungesën e përplasjeve fizike, e kanë ngadalësuar shumë përgatitjen e tyre. Dhe rinisja pas një muaji e 92 ndeshjeve të mbetura të sezonit, vetëm do të shtonte shumë rrezikun për dëmtime të reja. Por burimet e “The Sun” dhe “Daily Mail” raportojnë të kundërtën, që Murinjo ka këmbëngulur në videokonferencë që kampionati të rinisë sa më shpejt, dhe kolegët e tij kanë shprehur skepticizëm, përfshirë Pep Guardiolën e Mançester Sitit dhe Frenk Lampardin e Çelsit.murinjo

Madje Mou edhe i ka ironizuar këto qëndrime duke thënë: “Nëse nuk doni të luani, qëndroni në shtëpi dhe shikoni Bundesligën”. Trajnerët që janë shprehur pa hezitim për rinisjen ishin Jyrgen Klop i Liverpulit dhe Karlo Ançeloti i Evertonit.

QËNDRIMI ZYRTAR – Por lajmi që ka shkaktuar shumë zhurmë në ishull ditën e enjte për të vonuar projektin “Rinisja” ka sjellë edhe reagimin e Murinjos, i cili përmes një deklarate thoshte: “Nuk kam patur kurrë qëllim për të vonuar rinisjen e Premier Ligës. Mezi po pres që të rinisë dhe jam shumë krenar për mënyrën sesi e kanë ruajtur formën lojtarët e mi gjatë pandemisë. Ajo do të rifillojëkonform rregullave të sigurisë”.

Related posts

Fitore, humbje, barazim; Mancini i provon të gjitha me Italinë

Sadik.Autor

EPISODI QË NISI NGA GRUSHTI QAKËS/ Klubi i tij rrezikon përjashtimin në tavolinë nga….

Delo.autor

Habit De Laurentis: Napoli t’i luajë ndeshjet 256 kilometra larg “San Paolos”

Isa.Autor

Leave a Comment