Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Po luhet ndeshja Flamurtari-Kukësi, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-1

Flamurtari dhe Kukësi luajnë ndeshjen e fundit të kësaj jave në Superiore.

Vlonjtatët me shumë probleme financiare dhe jo vetëm do të vihen përballë Kukësit, që e ka nisur shumë mirë kampionatin duke fituar Partizanin në javën e parë.

Nga stoli do e nisë ndeshjen Abazaj për verilindorët, ndërsa Flamurtari në majën e sulmit do të luajë me Vatnikajn. Musta-Gavazaj-Shkurtaj do jetë treshja e sulmit për Kukësin.

 

LIVE | Flamurtari-Kukësi 0-1
GOL:  / Shkurtaj 23′

KOMENTI LIVE

Mbyllet pjesa e parë. Flamurtari-Kukësi 0-1

45′ 1 minut shtesë.

40’ Hoxhaj niset në të djathtë pas një topi të gjatë, por anësori e ndal për pozicion të parregullt, edhe pse duket se ka gabuar në këtë rast.

36’ Ndëshkohet me karton të verdhë Ethemi, për një simulim në zonën e Flamurtarit.

34’ Shkurtaj provon me kokë pas një krosimi nga e djathta prej Gavazajt. Moçka në pozicion e ndal.

30′ Karton i verdhë për Maliqin, pas një faulli në mesfushë.

28’ Qarri largon në goditje këndi, një top të hedhur nga e majta nga ana e Mustës.

23’  KUKËSI 0-1/ Zhbllokohet sfida në Vlorë. Shkurtaj kalon me fat në mesin e mbrojtjes vlonjate, dhe vetëm me Moçkën, nuk fal duke shënuar për verilindorët.

17’ Rrapaj i mer një top Limajt në mesin e fushës dhe niset në kundërsulm, por nigeriani Obanor i sigurt mbyll i vetëm lojtarin vlonjat.

14’ Musta hedh një harkim për Ethemin, por Moçka del dhe kontrollon.

13’ Shkurtaj dhe Ethemi kombinojnë bukur në hyrje të zonës, por mbyllet nga mbrojtja vlonjate.

10’ Kukësi i gjithi në sulm, Flamurtari në gjysmëfushën e vet. Por, ekipi i Duros nuk gjen dot hapësira.

8’ Rrocaj shkakton faull ndaj Hoxhajt në fushë, por arbitri Ferataj nuk e ndëshkon.

5’ Hoxhaj provon të krosojë nga e djathta, por topi devijohet. Goditja e parë nga këndi për vlonjatët.

2’ Musta provon me një goditje nga larg, por Moçka kontrollon i pashqetësuar.

1′ Nis takimi në Vlorë.
FORMACIONET ZYRTARE:
FLAMURTARI: Moçka, Mema, Qarri, Bajraktarevic, Gocaj, Deliaj, Muçollari, Hoxhaj, Rrapaj, Haruni. Trajner: Dritan Sadedini.
KUKËSI: Avdyli, Maliqi, Teqja, Obanor, Kitanovski, Rroca, Limaj, Ethemi, Musta, Gavazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro.

Related posts

Tri skuadra pa trajner, koha nuk premton për Laçin dhe Partizanin

Sadik.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Bllokimi i merkatos së Tiranës, dyshime për spiunazh nga rivalët

Delo.autor

TRONDITET BARCELONA/ Ofertë 50 milionëshe nga Kina për brazilianin që po shkëlqen në botëror

Isa.Autor

Leave a Comment