Futboll Ligue 1 Sport

PLAS TEK PSG/ Lojtarët ndahen në dy grupe dhe përçahen me njëri-tjetrin. Shkak për këtë bëhet…

Situatë aspak e mirë është krijuar te PSG-ja, që sheh sërish ndarjen dhe përplasjen e dy grupve në dhomat e zhveshjes. Shkak për këtë janë paratë. Lajmi bëhet i ditur nga “Le Figaro”. Sipas të përditëshmes franceze, lojtarët janë të përçarë sa i përket tratatativave me klubin për reduktimin e pagave.

Në fakt, prej një muaji drejtuesit e PSG-së kërkojnë që futbollistët të heqin dorë nga një pjesë e të ardhurave të tyre në mënyrë që të zbutet kriza financiare e shkaktuar nga ndërprerja e sezonit. Në grupin e parë ku bëjnë pjesë lojtarë si Mbape janë solidarë dhe të gatshëm të reduktojnë deri në 70% pagat e tyre.

Por kjo ide përballet me kundërshtimin e klanit tjetër të udhëhequr nga kapiteni Tiago Silva. I cilësuar si grupi brazilian, në të bëjnë pjesë ata që janë edhe disa prej futbollistëve më të paguar të PSG-ja si Nejmar apo Markinjos. Ata nuk duan të heqin dorë nga të ardhurat e tyre sipas kontratës.

i pasojë, duke qëndruar në atë që raporton prestigjozja franceze, atmosfera në klubit parizien nuk është aspak e mirë. Drejtuesit kërkojnë të arrihet sa më shpejt në marrëveshje për të rikthyer qetësinë përpara ndeshjeve në Ligën e Kampioneve që do të luhet në gusht.

Related posts

Arsenal rikthehet te sponsori i vjetër, do përfitoi një “MAL ME PARA” në sezon

Isa.Autor

LAJME TË KËQIJA PËR MARK MARKEZ/ Piloti spanjoll do të mungojë në Çmimin e Madh të Argjentinës

F.autor

HIDHET SHORTI NË EUROPA LEAGUE/ Dy shqiptarë rrezikojnë kryqëzimin “Beograd” në playoff

Delo.autor

Leave a Comment