Futboll Sport

Pjesa e parë/ Kukësi shkërmoq Partizanin, kjo nuk pritej

Partizani prej javësh nuk po pësonte gola, por sot në Kukës nuk dihet çfarë u ka ndodhur të kuqve, që kanë pësuar tre gola në pjesën e parë të takimit me verilindorët në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Ndeshja nisi me një gol të shpejtë të realizuar nga sulmuesi Sindrit Guri, i cili shfrytëzoi një krosim te Donjet Shkodrës nga një goditje këndi. Shkodrani me kokë gjeti kohën dhe arriti të mposhtë portierin Alban Hoxha. Më mirë nuk mund të niste për skuadrën vendase, që është më e qartë në lojën e saj.

Partizani përpiqet të bëjë diçka përpara, por në prapavijë ishte një ditë jo. Sërish në qendër të mbrojtjes e pësojnë dhe këtë herë ishte gjeorgjiani Dzaria ai që gjeti rrugën e rrjetës. Me rezultatin 2-0 gjërat duket të mbyllura, por Kukësi nuk mjaftohet me kaq dhe Guri arriti në të 39’ të realizonte sërish. Sulmuesi shfrytëzoi një kros të Cale dhe për të tretën herë e detyroi Alban Hoxhën të nxjerrë topin nga rrjeta. Dalipi hodhi në fushë Telushin për Kotobellin, por në pjesën e parë nuk pati ndryshim rezultatin, me Kukësin që e mbylli në avantazhin e tre golave.

Kategoria Superiore, java e 29-të

Kukësi – Partizani 3-0
Shënues: 
Guri 8’, 39’ Dzaria 28’

Kukësi: Frasheri, Zderic, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Dzaria, Musolli, Idrizi,  Shkodra, Cale, Guri. Tr. Peter Pacult.

Partizani: Hoxha, Progni, Atanda, Gojkovic, Kotobelli (Telushi 41’), Batha, Mala, Trashi, Asani, Çani, Cardoso. Tr, Klevis Dalipi.

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Rejdi Avdo, Nertil Bregasi, Redian Dobruna;

Pas porte: Kridens Meta, Blerim Ziri

Delegat: Marjus  Sulejmani

Vëzhgues: Prek Pjetrushi

Kartonë të verdhë: Guri 44’ / Progni 17’

Related posts

Mourinho paralajmëron Realin: Harroje futbollistin tim, mendo ndonjë tjetër

Q.Autor

Historike, Shqipëria mposht 3-0 Estoninë, medalje bronzi në Ligën e Europës

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Zv. trajneri Martuskielo optimist : Synimi ynë i vetëm është….

Delo.autor

Leave a Comment