Futboll Seria A Sport

PREMIO SPECIALE/ Ja shifra e majme që do të përfitojë Strakosha nëse Lacio merr… titullin

Thomas do të jetë gati për rifillimin e kam pionatit dhe për sprintin final të Lacios drejt synimit për të arritur titullin në Serinë A. Portieri titullar, një nga garancitë e skuadrës së Simone Iznagit po e kalon dëmtimin dhe jo vetëm kaq, por bardhekaltrit do të kenë në dispozicion edhe një shpërblim të madh në rast se e thyejnë Juventusin apo edhe Interin që mund të rikthehet në garë.

PORTIERI – Pas akuzës së Masimo Brambatit dhe kundërpërgjigjes së vëllait të tij e mjekut të Lacios për denoncim në gjyq në lidhje me deklaratën se Thomas Strakosha është pozitiv me Koronavirus, portieri së fundmi ka pasur një ditë të rëndësishme për testet fizike. Strakosha është paraqitur në qendrën mjekësore të Lacios për të bërë kontrollet në lidhje me situatën e dëmtimit.

Portieri titullar i të kaltërve dhe i Kombëtares së Shqipërisë nuk ka dashur që të reagojë mbi lajmin e shpërndarë në lidhje me “COVID-19”, por së fundmi ai është shfaqur në publik pasi i është drejtuar klinikës për të bërë kontrollin në lidhje me ënjtjen që ka në gishtat e këmbës. Ënjtje e raportuar se vjen për shkak të një dëmtimi në kockat e gishtave.

BIE ALARMI – Nga stafi mjekësor nënvizojnë se dëmtimi nuk është aspak serioz. Mirëpo, duke ditur se pauza në Itali do të vazhdojë edhe për të paktën 3 javë të tjera, teksa kampionati nis më 20 qershor, doktorët e Lacios kanë vendosur të mos nxitojnë që të vënë në punë 25-vjeçarin. Thomas Strakosha pritet që t’u bashkohet shumë shpejt shokëve të skuadrës në stërvitje në ditët në vazhdim.

strakoshaa

PREMIO – “Vendi i dytë nuk mjafton, do synojmë titullin”, u shpreh disa ditë më parë Thomas Strakosha në mediat italiane. Pikërisht, nisur nga ky objektiv i bardhekaltërve, drejtuesit kanë vendosur një premio në rast triumfi. 10 milionë euro në total dhe një shifër prej 400 mijë eurosh për secilin nga lojtarët, në rast se do të shpallen kampionë në Serinë A. Tanimë, motivimi është super që bardhekaltrit të triumfojnë në garën me Juventusin por mbase edhe Interin që mund të tentojë të rifutet në garë.

Related posts

TRANSFERIMI I BUJSHËM TEK BARCELONA/ De Jong në historinë e futbollit holandez

Delo.autor

“Jemi të varfër, por të pasur me dashuri”… Dybala i bën dhuratën e jetës tifozit (video)

Sadik.Autor

“DO TË MË DUHET PAK KOHË TË AMBIENTOHEM”/ Dumfries: Ja kush po më ndihmon më shumë tek Inter-i

Delo.autor

Leave a Comment