Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ “UJQËRVE TË DËBORËS”/ Një mundesë e sigurt për kampionët e Partizanit

Kategoria Superiore parashikohet të rifillojë më 3 qershor për llogari të javës së 27-të, ku në kryeqytet presin Skënderbeun. Për këtë sfidë të fundit të fazës së tretë të kuqtë kanë një mungesë të sigurt.

Trajneri Adolfo Sormani duhet t’i bëjë llogaritë pa brazilianin Uilliam Melo, i cili zyrtarisht ka plotësuar numrin 4 të kartonëve dhe rrjedhimisht nuk do të luajë përballë Skënderbeut.

Në mungesë të tij stafi duhet të gjejë një alternativë tjetër, që për fat nuk mungon. Që nga 18 maji Partizani ka nisur përgatitjet për të qenë gati për datën 3 qershor, ndonëse mbizotërojnë paqartësi, pasi të gjithë mbeten në pritje të OK-it të qeverisë.

Related posts

PENALLTI APO JO? Ja episodi i “çuditshëm” në ndeshjen Juventus-Milan (VIDEO)

Delo.autor

Federer eliminohet nga Wimbledon, Djokovic shkon në gjysmëfinale (VIDEO)

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Lojtarët kundërshtarë “LIDHEN” në fushën e lojës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment