Futboll La Liga Sport

Ter Stegen: Zhgënjim, që nuk luajta me Gjermaninë në Botëror. Më ngushëllon Barça

Marc André Ter Stegen u shfaq para mediave, në stadiumin “Avaya”, në San José. Portieri gjerman nuk e fshehu dëshirën e tij për të qenë një nga katër kapitenët e Barcelonës sezonin e ardhshëm dhe foli shumë qartë për duelin e tij me Cillessen. Mbretëron marrëdhënia e mirë mes tyre dhe nuk ka snjë fjalë të keqe për holandezin, por ai dëshiron të jetë “numri një”.

Si ndiheni pas rikthimit te Barcelona?
Mjaft mirë. Tani jam me grupin përsëri dhe dua të fitoj diçka të mirë sezonin e ardhshëm.

Ndër objektivat, edhe Champions-i?
Sigurisht. Ne luftojmë për gjithçka, sepse të tillë kanë qenë historikisht objektivat e Barcelonës dhe do të jenë përsëri.

A do ta mirëkuptonit, nëse Cillessen kërkon të largohet?
Jasper ka thënë se do të dëshironte të luante më shumë minuta dhe nuk do të shkonte kundër interesit të klubit. Kjo është një gjë, për të cilën nuk mund të flas. Janë gjëra, që varen nga ai. Është një gjë personale. E kuptoj se do të luaj më shumë, por jam edhe unë, që dua të jem numri një dhe të luaj në të gjitha garat. Ai e njeh situatën, edhe klubi e njeh atë.

A ishte e vështirë të mos luaje në Botëror me Gjermaninë?
Po. Nëse bën një sezon, si ai që përfundova unë me Barcelonën, natyrisht që kërkon të jesh titullar edhe në Kupën e Botës. Me mua kjo nuk ndodhi, megjithatë duhet të respektoni vendimin e trajnerit. Për mua ishte shumë e vështirë të mos luaja, me të vërtetë, por isha atje për ta ndihmuar ekipin kombëtar, çka është më e pakta që mund të bëja. Ishte për të ardhur keq që nuk mund të ishim as në 1/8 finale, apo të përsërisim suksesin e katër viteve më parë. Por, ky është futboll dhe nganjëherë, ky sport nuk shkon ashtu siç dëshiron.

Si e shihni Real Madridin?
Ata kanë një ekip të shkëlqyer, si ne. Kundër tyre do të jetë e vështirë, qoftë me Ronaldon, apo jo. Ju duhet të kuptoni se CR7 është një lojtar, i cili bënte ndryshimin në shumë ndeshje, në të kaluarën, por ne jemi të përqendruar në lojën tonë dhe, nëse luajmë mirë, nëse jemi të sigurtë, do të kemi mundësi si sezonin e kaluar.

A do t’i jepni ndonjë mundësi aktivizimi edhe Cillessen?
Ky nuk është vendimi im. Cillessen është edhe një vendim personal i tij. Ne jemi mirë dhe kemi ndjenja të mira me njëri-tjetrin. Nëse ai luan, e mbështes. Nëse unë luaj, e njëjta gjë. Nuk ka asnjë fjalë të keqe për të nga ana ime.

A doni të jeni një nga katër kapitenët e Barçës?
Kjo do të vendoset nga ekipi, në përgjithësi. Nuk është gjëja më e rëndësishme, por është krenari që flitet për emrin tim. Do të isha krenar si një nga kapitenët e Barcelonës, por për mua nuk është gjëja më e rëndësishme. Ne nuk kemi nevojë për katër kapitenë, por shumë më tepër. Ka shumë kapitenë te Barcelona, më shumë se katër.

Related posts

DUELI Chelsea-Man United/ Tifozët zgjedhin “ekipin ideal” të Mourinhos në Angli

Isa.Autor

Tifozet seksi të Europianit, vënë në siklet edhe Ze Marian

Sadik.Autor

U RIKTHYE TEK KOMBËTARJA/ Tre ekipe vihen në ndjekje të BALOTELLIT

Isa.Autor

Leave a Comment