Futboll Seria A Shqipëri Sport

THOMAS STRAKOSHA TREMB LAZION/ “Gardiani” pëson dëmtim gjatë stërvitjes, ja kur pritet të jetë i gatshëm

Tomas Strakosha ka pësuar një dëmtim së fundmi, dhe ka trembur së tepërmi stafin teknik të Lacios.

Thuhet se shqiptari ka pësuar një frakturë në gushtin e vogël të këmbës, i cili ja bën të pamundur të vazhdojë stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit.

Megjithatë mediat italiane raportojnë se nuk është diçka serioze dhe lojtari pritet të jetë i gatshëm shumë shpejt, janë të pakta shanset që të mungojë për rinisjen e kampionatit që është planifikuar më 13 qershor.

Një lajm ky shumë i keq për portierin, i cili pas gjithë asaj kohë të kaluar në karantinë, tashmë duhet të përballet edhe me një dëmtim.

Related posts

Iniesta: Kthimi i Neymar? Jo, blerja e madhe do të ishte ai

Sadik.Autor

Tragjedi në futbollin Anglez, ndahet nga jeta Presidenti i klubit të njohur

Q.Autor

Derbi Tirana-Partizani pushton faqet e huaja, Ultrasit e Botës elozhe “FANATICS”-ave (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment