Futboll Sport

THUR ELOZHE PËR ZIDANE/ Del Piero: Ishte vetë futbolli, ka bërë gjëra të jashtëzakonshme!

Në këtë kohë izolimi, për shkak të pandemisë së koronavirusit, lojtarë dhe ish-lojtarë të futbollit kanë zgjedhur rrjetin social Instagram, për të komunikuar me njëri-tjetrin apo t’iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve.

Një gjë të tillë e ka bërë dhe legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, i cili prekur tema të ndryshme në live e tij.

Mirëpo biseda që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo kur Del Piero foli për ish-shokun e tij të skuadrës te Juve, Zinedine Zidane.

Alex u shpreh se me Zidane kaloi pesë vite të mrekullueshme.Image

“Ishin pesë vite të mrekullueshme me të. Ai, gjithashtu, i dha shumë Realit dhe kombëtares franceze.

Zizou, kur arriti te Juventusi, ishte një djalë i heshtur, shumë i përulur, por u integrua mjaft mirë në grupin tonë. Në Torino u rrit shumë, edhe pse tashmë kishte cilësi. Në fakt, te Juventusi u përmirësua në shumë aspekte, gjë që e ka pranuar edhe vetë në kaq shumë raste.

E përsëris, ishin pesë vite të mrekullueshëm. Ne ishim në gjendje të fitonim më shumë, nga këndvështrimi i lojës, kënaqësisë, teknikës… Zidane ishte vetë futbolli i pastër, bio. Ajo që bëri ishte e jashtëzakonshme”.Image

 

Related posts

SURPRIZOI NË BOTËROR/ Objektivi i Chelsea mund të largohet nga Inter me një kusht…

Isa.Autor

DERBI ME INTERIN/ Gatuzo me dilema në prapavijë, CONTI feston me këngë turke

Isa.Autor

LEKSIONE PËR SULMUESIT/ Ramos është spektakolar. Ka parakaluar Figon dhe Ksavin, shumë yje i shohin targën

Delo.autor

Leave a Comment