Futboll Kategoria Superiore Sport

“TIRANA FITON TITULLIN, LAÇI SHKON NË EUROPË”/ Uzuni: Më kanë kërkuar dy skuadra të La Ligës

Myrto Uzuni është një nga sulmuesit më të mirë të Shqipërisë, i cili ka treguar paraqitje të shkëlqyera me Lokomotivën e Zagrebit.

Në një prononcim të dhënë së fundmi sulmuesi ka treguar se ka pasur interesime nga disa skuadra të kampionateve të mëdha, duke shtuar se e duan dy klube të La Ligës.

“Unë asnjëherë nuk ec me plane, por me ndërpreu në momentin më të mirë dhe mendoj se do e nis aty ku e lashë. Ne shkojmë të veshur në klub, kemi bërë teste dhe kemi dalë të gjithë negativë. Deri në momentin që doli përgjigja e testeve isha në ankth.

Jam një tip që e motivoj veten dhe do punoj fort për të arritur aty ku dua. Mendoj se skuadra do të arrijë në vendin e dytë. Duhet të tregoj formën më të mirë në fushë dhe më pas të pres ftesën nga Kombëtarja. Është diçka shumë e rëndësishme të luaj për kuqezinjtë. E kam thënë edhe më parë që Tiranën e shikoj si kampione, ndërsa Laçi mendoj se do e kapi Europën.

E ardhmja? Kam pasur kontaktet nga klubet e mëdha në kampionatet kryesore përveç Bundesligës. E shikoj më shumë veten në Spanjë dhe kam dy oferta nga 2 klube të La Ligës.”, u shpreh Uzuni për “Supersport”.

Related posts

PO SHKËLQEN/ Kolaj spektakël ndaj Romës, talenti i shpresave shënon një dygolësh (VIDEO)

Isa.Autor

HISTORIKE/ FSHF merr vendimin, ja kur do të hapen dyert e stadiumit të ri Kombëtar (FOTO)

Delo.autor

Napoli afër nënshkrimit me një mbrojtës krahu

Sadik.Autor

Leave a Comment