Futboll Kategoria Superiore Sport

“TITULLIN DO E FESTOJMË ME TIFOZË”/ Refik Halili: Jemi stërvitur fshehurazi, ja trajneri më i mirë që kemi pasur

Presidenti i Tiranës, Refik Halili është shprehur se do dëshironte që futbolli të rifillonte dhe titullin ta fitonin në fushë. Numri 1 i klubit bardheblu ta zbuluar se disa lojtarë janë stërvitur edhe fshehurazi, në mënyrë që të jenë sa më në formë.

Halili tregoi se Ilir Daja ka qenë një nga trajnerët më të mirë te Tirana, gjatë kohës që ai ka qenë në krye të klubit. Klubi është shumë afër titullit kampion, por Halili siguroi se asgjë nuk do të përfundojë me arritjen e këtij objektivi, pasi do të punohet shumë për të ardhmen dhe për Kupat e Europës.

“Të gjithë kemi qenë të izoluar dhe pa futboll nuk mund të kalohet. Ne po kalonim një periudhë shumë  të mirë për shkak të rezultateve pozitive. Futbolli sikur i heq ato plagët. Për mua do ishte më mirë sikur stërvitja të niste sa më shpejt. Ekipi jonë ka nisur të lëvizë, në mënyra të fshehta të themi. E mira është që skuadra të zbresë në fushë. Nuk mendoj se do ishte problem rikthimi i skuadrave në fushë.

Titulli? Më e mira do ishte të luanim të gjitha ndeshjet dhe titullin ta merrnim në fushë. Unë sot jam më shumë optimist se ditët e tjera, duke parë edhe lëvizjet e njerëzve. Shpresoj që gjithçka ti rikthehet normalitetit dhe ta fitojmë në fushë.

Do të doja që titullin ta merrnim në fushë, por kjo nuk varet nga ne. Kemi 10 vite që nuk kemi titull kampion dhe e duam me tifozë. Çfarëdolloj rregulli që të vendosin, jam i bindur që do të festohet me tifozë titulli. Jam i bindur për këtë dhe do ta gjejmë mënyrën sesi do ta festojmë.

Licencimet? Që të flasim për këtë punë, fakti është që ka muaj që punohet në organizimin e Federatës për të plotësuar kriteret. Gjatë gjithë kohës është punuar dhe janë plotësuar dokumentacionet. Unë disa gjëra i lë për në fund dhe ne bëmë një detyrim financiar ndaj tatimeve, duke paguar një shumë të konsiderueshme. Ato janë të tonat aktuale dhe të trashguara dhe kemi bërë një punë të mirë. I kemi çuar të gjitha dokumentacionet dhe jemi në rregull me të gjitha letrat. Duke parë këtë investim jemi munduar të plotësojnë të gjitha kriteret dhe unë besoj se i kemi plotësuar të gjitha

Nuk është kot skuadra në vendin e parë, më kanë bindur disa ndeshje. Kemi shumë lojtarë të mirë në skuadër. Do kishim shumë dëshirë që futbolli të luhej tani në fushë.

Ndeshja më e bukur? I shikoj herë pas herë ndeshjet e këtij sezoni dhe nuk është kot skuadra në vend të parë. Ndeshja që më ka bindur kanë qenë disa ndeshje. Kemi pasur edhe fatin, por kemi edhe disa lojtarë shumë të mirë në skuadër e për këtë dua t’i falenderoj djmet që duan të vazhdojnë të luajnë kampionatin. Ne do të kishim dëshirë që futbolli të luhet në fushë. Ndeshjet më Partizanin na kanë bindur që jemi për titullin kampion

Ne jemi të hapur për të bashkëpunuar, shpresoj që të jemi ne në Ligën e Kampionëve. Unë jam i hapur për një bashkëpunim për afrime të lojtarëve. Hykës ne ia kemi hapur disa herë derën. Hykën do e donim dhe e ka hapur gjithmonë derën hapur, njëjtë për të gjithë lojtarët e tjetër të Kombëtares.

Pagat? Unë kam pasur një takim me futbollistët para 4 ditëve. Për kontributi dhe pozicionin ku jemi, nuk na kanë sjellë asnjë lloj shqetësimi. Nuk do të ketë asnjë reduktim pagash te ekipi jonë, pasi ata e meritojnë.

Egbo? Nga momenti kur është bërë trajneri i skuadrës dhe nuk donte, ne na ka ndihmuar të gjithëve edhe fati dhe Zoti. Mbështetja e tifozëve ka qenë e madhe. Pasi të përfundojë kampionati do ulemi dhe do diskutojmë me Egbo. Do flasim për merkaton dhe për të gjitha të tjerat.refik halili

Unë kam shumë dëshirë që të kemi sa më shumë lojtarë të rinj nga akademia. Unë mund të falënderoj Muçin se ka bërë gjëra të mëdha. Oferta? Ne kemi kontaktuar me 2 menaxherë, por kanë marrë edhe të tjerë dhe më kanë premtuar se duan ta marrin Muçin. Të shikojmë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Nëse do jetë një propozim i mirë, ne do ia hapim rrugën.

E çuditshme që nga ndeshja me Partizanin, kthimi i Muçës dhe Vangjelit në qendër, më kanë surprizuar. Batha ka bërë shumë mirë dhe na ka fituar zemrat ne tifozëve. E gjithë skuadra ka pasur mbështetjen e lojtarëve të stolit. Kjo na ka çuar ne drejt fitoreve.

Do ndërtojmë një fushë pranë stadiumit dhe kemi gjetur gjuhën e përbashkët dhe do bëhet shumë shpejt mendoj. Ky mund të jetë një nga projektet që mund të them tani.

Tirana e 2007 ka qenë akoma më e bukur, pasi kemi kaluar shumë mirë dhe kemi marrë shumë kënaqësi. Ky sezon po na shijon shumë.

Lojtari më i mirë dhe trajneri më i mirë te Tirana? Për mua mendoj se Devi Muka ka qenë lojtari më i mirë që ka qenë me ne. Trajnerë të mirë kemi pasur shumë, por unë do thoja se Ilir Daja, duke parë edhe se çfarë ka arritur. Nuk është e thënë që do ta marrim te Tirana në të ardhmen.

Nëse arrijmë titullin, do përgatitemi për të vazhduar për të ecur para. Nuk do përfundojë asgjë këtu. Do punojmë për të arritur suksese në Kupat e Europës.”, u shpreh Halili për “Supersport”.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Inter nuk ndalet, D’Ambrosio mposht portierin kundërshtar (VIDEO)

Delo.autor

SA HERË NË MUAJ BËN SEKS ME SHAKIRËN? Pique nxehet dhe i kthehet keq: Vlejnë edhe ato…

Delo.autor

SFIDA NDAJ HUNGARISË/ Zbulohet plani, trajneri Reja i kthehet skemës “klasike”. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

Leave a Comment