Futboll

Courtois “refuzon” Realin: Jam i lumtur te Chelsea

Courtois nuk po mendon për merkato, thotë se është i përkushtuar te Chelsea.
Portieri belg, Thibaut Courtois, lidhet me një largim nga “Stamford Bridge” që kur deklaroi: “Zemra ime është në Madrid”.

Real Madridi është interesuar në vazhdimësi për numri një të “Bluve të Londrës”, por duket se nuk e ka ndërmend të largohet gjatë verës nga Premierliga.

“Jam i përkushtuar te Chelsea”, tha ai për “Evening Standard”.

“Kam kontratë deri vitin e ardhshëm dhe do të jem këtu. Do të bëj më të mirën për këtë”.

“Ende nuk kam rinovuar kontratën, por mendoj se nuk është koha e duhur për ta bërë këtë, duhet të presim deri në fund të sezonit. Gjithçka që mund të them është se jam i përkushtuar te Chelsea edhe për sezonin e ardhshëm”, shtoi mes tjerash portieri belg. /Gazeta Express/

Related posts

“JA ÇFARË NA THANË PAS STËRVITJES”/ Bonuçi: Holandezët të rrezikshëm, por ne jemi Juventusi

F.autor

SEZONI I “RILINDJES”/ Sadiku në garë për të vendosur rekord të ri te Malaga

Delo.autor

“6 VITE HETIM”/ Rrëfehet shefi i “Sportradar”: Ja si i trukonte ndeshjet Skënderbeu

Delo.autor

Leave a Comment