Futboll Sport

TREGON SHUMËN MARRAMENDËSE QË KA LËNË NË POKER/ Bendtner: E kisha ves, kurse tani…

Gjatë karrierës së tij është dalluar më shumë për skandale se sa për gola dhe paraqitje. Ka dështuar në shumë skuadra, por sërish personazhi i tij është ndër më të diskutuarit…

Po flasim për Nicklas Bendtner, që ka luajtur dikur me Arsenal dhe Juventus. Në një rrëfim të bërë së fundmi në një program televiziv në Amerikë, shtatlarti danez, ka rrëfyer se “vesi për kumarin është i hershëm për mua”.

“Që kur isha 19 vjeç kisha qejf të luaja poker dhe e kam bërë më shumti në Angli më pas, në Londër. Mendoj se nëse bëj një llogari të thjeshtë, shifra që kam shpenzuar në bixhoz është gati 6 mln sterlina… Njëherë madje kam lënë shumë në një dorë. Tani përpiqem të luajë por me shumë pak para dhe me miqtë e mi”.

Related posts

SHKËLQEJNË KAMPIONËT HOLANDEZ/ Ajax fiton me goleadë dhe kap përkohësisht kreun

Delo.autor

TEUTA-BEITAR/ Në festë durrsakët, Rubin Hebaj vulos kualifikimin (VIDEO)

Delo.autor

Kessie: “Jam më i fortë se Gattuso!”

Q.Autor

Leave a Comment