Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Qeveria i refuzoi protokollet mjekësore, mbyllet kampionati tjetër në Europë

Shumica e federatave po bëjnë çmos që t’i rifillojnë garat e tyre kombëtare dhe t’i përfundojnë ato në fushë, të plota. Franca dhe Hollanda i “ulën qepenat” para kohe, duke mos rrezikuar në këtë kohë pandemie globale, kur Covid-19 ka gjunjëzuar botën, ka futur në karantinë edhe sportin. Sot, një tjetër kampionat futbolli në Europë ka bërë të njëjtën gjë, duke e konsideruar të përfunduar sezonin 2019-2020. Kuptohet, para kohe, në tavolinë.

Konkretisht, Federata Qipriote e Futbollit mori vendimin për ta mbyllur sezonin kombëtar për shkak të pandemisë së koronavirus. Vendimi erdhi pasi ekipi i ekspertëve mjekësorë hodhi poshtë një seri protokollesh sanitare, të propozuara nga federata, teksa insistuan në respektimin e udhëzimeve të tyre qeveritare. Në veçanti, federata sqaroi se nuk mund të përmbushte kërkesat mjekësore të grupit të ekspertëve për ta karantinuar detyrimisht dy javë një ekip të tërë, nëse një lojtar testohet pozitivisht për virusin.

Omonia Nicosia, Anorthosis Famagosta, APOEL Nicosia dhe Apollon Limassol ishin në katër vendet e para, në kohën e ndalimit të kampionatit, ndaj ato do të përfaqësojnë Qipron në garat europiane. Për më tepër, kampionati tjetër do të jetë me 14 skuadra, për t’u kthyer më pas me 12 skuadra.

Related posts

MESFUSHORI NUK BIND TRAJNERIN PIRLO/ Khedira gati të largohet nga Juventus, ja kushti i vetëm…

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Juventusi kërkon JAMES Rodriguez, Fabregas pranë FIRMËS me Monaco

F.autor

SHKELMA, FAULLE DHE PENALLTI/ “Trajtim special” për Armando Brojën në Premier Ligë

Delo.autor

Leave a Comment