Futboll Seria A Sport

ZBULOHET SEKRETI/ Ylli i ri i Juventusit mban numrin 44 në fanellë prej një shqiptari!

Dejan Kulusevski mban numrin 44 në fanellë, me Parmën. Gjatë këtij sezoni të gjithë kemi pyetur veten pse kjo zgjedhje, pasi është një numër i veçantë, i cili nuk përfaqëson datën e tij të lindjes. Për mikrofonat e “Sky Sport”, suedezi shpjegoi pikërisht këtë zgjedhje kurioze:

Unë isha në Suedi dhe po shihja Manchester United në televizor. Aty fiksova debutimin e Adnan Januzaj. Ai hyri me një personalitet të jashtëzakonshëm, edhe pse dukej që ishte ndeshja e tij e parë profesionale.

I thashë babait tim se doja të isha i tillë, doja të luaja në atë mënyrë. Unë u lidha me atë numër, lexova disa gjëra dhe u dashurova”.

Suedezi, që do të kalojë je Juventusi në fund të këtij sezoni, zbulon edhe një sekret tjetër, jo vetëm domethënien e numrit 44. Fjala është për zakonin e tij të çuditshëm në fushë:

“I kam luajtur pothuajse të gjitha ndeshjet me çamçakëz në gojë, sepse ndjehesha më i qetë. Një ditë, fizioterapisti im më tha që nuk është mirë, kështu që nuk do ta bëj përsëri, pasi të rifillojë kampionati”.

Related posts

GATUSSO MERR LAJMIN E KEQ/ Braktisi lojën ndaj Udineses, ja sa do të mungojë Paqueta

Delo.autor

DEBUTOI ME BAYERN/ Shqiptari tregon emocionet dhe njeriun që e mahnit

Delo.autor

Huliganët ukrainas dhe rusë në gjueti për tifozë anglezë në Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment