Bundesliga Futboll

Bayern Munich zgjedh Alvaro Moratën si zëvëndësues të Lewandowskit

Bayern Munich ka zgjedhur Alvaro Moratën si zëvëndësues të Lewandowski, në rast se polaku largohet këtë verë.

Bavarezët po vazhdojnë të këmbëngulin se nuk do ta shesin futbollistin polak, i cili raportohet se do të transferohet gjatë verës në Real Madrid.

Sulmuesi 29 vjeçar thuhet se ka dorëzuar një kërkesë te skuadra gjermane për ta liruar të shkoj në kryeqytetin spanjoll.

Kështu së paku raportojnë mediat britanike dhe ato gjermane, duke iu referuar burimeve të afërta me agjentin e lojtarit.

Por, kampionët gjerman thuhet se po kërkojnë shërbimet e ish-lojtarit të Los Blancos, aktualisht të Chelseat, Moratas.

Spanjolli u transferua nga Real Madrid te Chelsea verën e kaluar, por deri më tani ka zhgënjyer.

Related posts

FOTO/ Sarah, ‘goli më i bukur’ i Chicharito-s

Isa.Autor

“Dridhet” Barcelona! Real Madridi futet në garë për sulmuesin francez

Sadik.Autor

CONFERENCE LEAGUE/ Partizani mposht me përmbysje Sfintulin dhe kualifikohet në çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment