Futboll Ligue 1 Sport

ZBULON PRAPASKENËN/ Futbollisti i PSG-së: Më kërkoi Juventus, por ja pse i refuzova “Bardhezinjtë”

Ishte një çështje roli. Ky është motivi që dështoi transferimin e Leandro Paredesit te Juventusi në të shkuarën. Mesfushori argjentinas, aktualisht pjesë e PSG-së, zbuloi prapaskenën e merkatos, kur ai luante ende në Argjentinë.

“Në verën e vitit 2011, një drejtues i Juventusit donte që të më transferonte dhe më tha se unë do të kisha qenë zëvendësi i Andrea Pirlos.

Por, menaxheri im këmbëngulte se nuk i kisha karakteristikat për të luajtur në një mesfushë si regjisor dhe duke qenë se Konte nuk luante me fantazist, qëndrova te Boka Xhuniorsi. Dy vite më vonë nisa të luaja Prapaskena rregullisht si regjisor”, tregon 25-vjeçari gjatë një interviste për televizionin “TNT Sports”.

Related posts

NUK KA MË DYSHIME/ Barcelona zyrtarizon përforcimin e fundit, Koeman ka lojtarin e tij

Delo.autor

PAMJET/ Fituan derbin, shihni festën e shfrenuar të dy sulmuesve të Milanit para DJ… interist

Delo.autor

VIDEO/ Mesfushori shqiptar bën heroin, shënon dopietë në kampionatin zviceran

Q.Autor

Leave a Comment