Futboll Sport

Low: Botëror i vështirë, nuk do të ketë më një tjetër 7-1

Duam të lëmë gjurmë në Botëror, lojtarët janë të karikuar, ndjejnë një tension pozitiv dhe dëshirën për të rinisur një aventurë të re. Pamë ndeshjen Spanjë-Portugali dhe kuptuam se çfarë na pret në këtë Botëror”, ka deklaruar sot Joachim Low, trajneri i kombëtares së Gjermanisë kampione e botës në fuqi.

Trajneri është i qetë dhe i qeshur në deklaratat para ndeshjes që Gjermania e tij do të luajë ndaj Meksikës ditën e diel. Ai shpreson që Gjermania e bëhet shteti i tretë në histori që fiton dy Botërorë radhazi, pas Italisë (1934 e 1938) dhe Brazilit (1958-1962).

Kjo mbetet sfida më e vështirë, pasi ka mbi 60 vjet që kjo gjë nuk ndodh. Por kjo na stimulon edhe më shumë”, tha Low, që i pyetur nëse kjo kombëtare që ai drejton është më e mirë se ajo e 4 viteve më parë, kur doli kampione e botës, shprehet: “Të gjithë kanë evoluar, jo vetëm ne. Konkurrentët kanë bërë një hap të madh përpara, Brazili, Spanja, Franca, Anglia. Nuk mendoj se do të ketë më një ndeshje gjysmëfinale 7-1 si ajo e katër viteve më parë”.

Trajneri gjerman nuk ka shumë dyshime në formacionin e tij. Marco Reus kërkon një vend si titullar, duke dueluar mes Mesut Ozil e Julian Draxler. “Ozil është stërvitur mirë, po ashtu edhe Neuer, që po stërvitet në mënyrë të përkryer dhe ëhstë rikthyer ai i dikurshmi”.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Teuta: Pranë golit të dytë verilindorët, e pabesueshme çfarë humbet Rexhinaldo (VIDEO)

Isa.Autor

E FUNDIT/ Pele i nënshtrohet një operacioni të komplikuar, ja gjendja shëndetësore e legjendës së Brazilit…

Delo.autor

SPECIALE/ Njihuni me 11 lojtarët që kushtojnë 705 milionë euro, por në Kupën e Botës do të jenë…

Sadik.Autor

Leave a Comment