Futboll Sport

DEKLARATA/ Felipe Melo: Ndërhyrja kundër Robben më kushtoi marrëveshjen me Real-in

Gjatë një interviste të dhënë për AS, Felipe Melo ka kujtuar edhe një peng të madh të karrierës së tij: atë që nuk ka luajtur me Real Madrid. Arsyeja pse kjo nuk ka ndodhur është e veçantë dhe e kuptueshme.

Ka qenë viti 2010 dhe Melo ka qenë padyshim një nga mesfushorët më të mirë të saj kohe, por një faull ndaj Robben ka prishur gjithçka.

Episodi ka ndodhur në ndeshjen e luajtur mes Brazilit dhe Holandës në Botërorin e 2010-ës. Felipe Melo ka bërë një faull të ashpër ndaj Robben që i kushtoi kartonin e kuq dhe transferimin te Real Madrid.

“Kishim rënë dakord për gjithçka”, ka shpjeguar braziliani. “Por ai faull… Gjithsesi, ndodhi dhe kaq. Më pas kam shkuar tek Juventus dhe Galatasaray dhe jam shumë i lumtur”.

“Jam bërë mesfushori më i mirë brazilian i futbollit turk, duke fituar çdo trofe. Tetë në katër vite, me të vërtetë e pabesueshme. Sigurisht, nëse do të kisha luajtur te Real-i, do të mund të kisha shkruar historinë, por nuk do të isha bërë idhulli i tifozëve të Galatasaray, një klub që do të mbetet gjithmonë në zemrën time”./ telesport

Related posts

E BUJSHME/ Nuk e grumbullojnë për ndeshjet miqësore, klubi skocez kthen Kamberin në shtëpi

Delo.autor

“HERA E PARË QË E SHIKOJ KËSHTU RONALDON PAS ZËVENDËSIMIT”/ Pirlo: Nuk do flisnim për vendin e katërt nëse…

Delo.autor

TELASHET NUK KANË TË NDALUR/ Neymar në “listën e zezë” për borxhin prej 34 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment