Futboll La Liga Sport

“MENDOJ SE…”/ Benzema pyetet për kthimin në Lyon, ja si përgjigjet bomberi francez…

Karim Benzema do të përjetojë sonte një nga ndeshjet më të veçanta të karrierës së tij të gjatë sportive. Sulmuesi kthehet në Lyon, këtë herë i veshur me fanellën e kombëtares franceze, për të luajtur për herë të parë në stadiumin e ri të Olympique Lyon, “Parc OL”. Në një intervistë me “Le Progrès”, ylli i Real Madridit u pyet për një kthim të mundshëm në atë që ishte shtëpia e tij për shumë vite, në klubin që e rriti si futbollist.

“Unë kam një kontratë me Real Madridin. Ndihem mirë tani. Pas kësaj? Nuk e di, sepse mendoj nga viti në vit. Nëse ndihem mirë, do të vazhdoj në futboll. Nëse nuk ndihem mirë, do të ndaloj. Tani për tani do të kem një kontratë 2-vjeçare me Real Madridin”, – tha Benzema, i cili gjithashtu shtoi se është shumë i lumtur që do të luajë në “Parc OL” për herë të parë.

Ëndrra e Jean-Michel Aulas, presidentit të Lyon, vazhdon të jetë Karim Benzema, që ky i fundit të “pensionohet” me fanellën e skuadrës së tij. Presidenti i klubit historik francez, gjithashtu foli në “Le Progrès” për ish-lojtarin e “Les Gones”, të cilin e konsideroi si “djalë nga Lyon”, që shpreson ta shohë një ditë duke u kthyer në shtëpi.

Vizita e Karim në qytetin e tij shërbeu si një justifikim për të demonstruar edhe një herë nderimin që ata ndjejnë për të dhe, gjithashtu, për të verifikuar bashkëpunimin që ai ka me “9” e bardhë. “Mirësevini në shtëpi, Benzema!” – shkroi llogaria zyrtare e klubit të kryesuar nga Aulas në Twitter. Benzema u përgjigj:” Faleminderit Olympique Lyon, shihemi nesër!”

Related posts

“HUMBA NUHATJEN DHE SHIJEN”/ E fejuara e Ruganit tregon makthin e Koronavirusit

Delo.autor

AKORDI NAPOLI-REJA/ Ja 3 arsyet pro dhe kundër për drejtimin e skuadrës së Serisë A…

Delo.autor

Arabia Saudite pa asnjë “legjionar”, Botërori nis me “malore”

Sadik.Autor

Leave a Comment