Futboll Shqipëri Sport

E KRAHASOJNË ME IBRAHIMOVIC/ Sulmuesi shqiptar drejt kalimit te klubi i madh grek

Emiliano Bullari luan për të rinjtë e Olimpiakos në Greqi, ku ka treguar paraqitje të shkëlqyera, duke tërhequr edhe vëmendjen e disa ekipeve të tjera.

Sipas asaj që shkruan media greke “Sportime”, e ardhmja e sulmuesit shqiptar pritet të jetë te PAOK-u. Thuhet se drejtuesit e klubit nga Selaniku e pëlqejnë shumë 19-vjeçarin dhe dëshirojnë ta marrin në ekipin e tyre, dhe për këtë kanë nisur bisedimet me lojtarin.

Kontrata sulmuesit i skadon ditën e sotme dhe rinovimi i saj duket shumë larg. Bullari është 1.90m i gjatë dhe në Greqi atë e gjuajnë si Ibra i ri, për shkak të fizikut të madh dhe asaj që tregon në fushë.

faksimile

PANORAMASPORT.AL

Related posts

“CIAO ITALIA”/ Në Shqipëri të duan më shumë se në… Katar!

F.autor

Tronditet futbolli Europian/ Lojtari del pozitiv në analizat e antidopingut, dënohet me 1 vit (EMRI)

Q.Autor

Mbyllen hetimet: Ja kush është fajtor për rrëzimin e avionit të skuadrës së Chapecoense

Sadik.Autor

Leave a Comment