Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Atalanta bën pazar te Juventus, “zikaltërit” njoftojnë afrimin e radhës

Atalanta është një nga ekipet më në formë në Serie A, ku i ka surprizuar të gjithë me rezultatet e arritura deri tani.

Megjithatë ende pa u mbyllur sezoni aktual, drejtuesit zikaltër kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm. Kështu pak ditë pasi zyrtarizoi blerjen përfundimtare të Mario Pashaliç nga Çelsi, Atalanta ka zyrtarizuar ditën e sotme një tjetër afrim. Në faqen zyrtare, klubi bergamask ka njoftuar blerjen e mesfushorit Simone Muratore.

Ky i fundit vjen nga skuadra e Juventusit, ku ishte aktivizuar me 23-vjeçarët dhe nga 1 shtatori do të vihet nën urdhrat e Gasperinit. Muratore shihet si një lojtar me të ardhme të madhe, dhe për këtë arsye Atalanta ka nxituar ta afrojë atë, në mënyrë që të ketë mundësinë të fitojë një shumë parash nga një shitje e tij e mundshme në të ardhmen.

Related posts

Bashkoi 2,000 lojtarë për të formuar Lionel Messi-n (VIDEO)

Sadik.Autor

PLAS edhe tek Serbia/ Mesfushori me origjinë SHQIPTARE kundër ekipit

Sadik.Autor

Vieri nuk plaket kurrë, gjithmonë pranë femrave

Sadik.Autor

Leave a Comment