Futboll Seria A Sport

EUROPA DHE KONTRATA/ Ja dy objektivat e Zlatan Ibrahimovic

Po ta kishte vetëm ai në dorë, ndaj Romës do të luante që nga minuta e parë, por pavarësisht se është klinikisht i shëruar, Zlatan Ibrahimoviç nuk po lejohet nga trajneri Pioli dhe mjekët që të rrezikojë që nesër pasdite. Për 38 vitet e suedezit, një tjetër dëmtim do të ishte fatal për sezonin, ndaj të gjithë në ambientin kuqezi kanë vendosur që minutat e para të rifillimit të Serisë A sulmuesi t’i luajë ndaj SPAL-it të Etrit Berishës.
ibrahimovic fiorentina lapresse
E vetmja mundësi që Ibra të rrezikojë do të jetë në rast se rezultati i “San Siro”-s do të ketë dëshpërimisht nevojë për kontributin e tij, megjithatë minutat në fushë do të jenë gjithsesi ato të një zëvendësuesi pasi nuk bëhet fjalë që të luajë titullar.

KUJDES – SPAL-i më 1 korrik, Lacio tri ditë më pas dhe Juventusi më 7 korrik do të mbyllin një javë ferri për kuqezinjtë që do të kenë më shumë nevojë për suedezin në sfidat e radhës ku edhe rreziku për pulpën e tij të saposhëruar të jetë reduktuar ndjeshëm. Pavarësisht tensionit mes tij dhe Gazidhisit, Ibrahimoviç është shumë i lidhur me skuadrën, ndaj dëshiron të japë ndihmesën e tij për të siguruar një renditje europiane. Nuk dihet nëse do të largohet apo jo, por sulmuesi i ka vendosur vetes një qëllim dhe nuk e mendon dështimin.

KONTRATA – Siç thamë, në kushtet aktuale nuk mund të thuhet se Zlatan ka marrë një vendim përfundimtar lidhur me vijim e karrierës së tij. Hamarbi në Suedi, por edhe Fiorentina e Bolonja vijojnë ta ëndërrojnë, por fjala e fundit do t’i takojë 38-vjeçarit. Në orët e fundit ai duket sikur ka lënë një hapësirë të vogël për tifozët të cilët shpresojnë në qëndrimin e tij edhe për një sezon tjetër te “Djalli”. Maldini dhe Masara janë shprehur gjithmonë pozitivisht për kontributin e Ibrës, teksa gjithmonë e më të bindur për rëndësinë e tij janë edhe pronarët e klubit. Gazidhis dhe Rangnik janë “pengesat” e fundit për një vit tjetër me Ibrën te Milani, por në kohën e bilanceve gjithçka mund të ndryshojë, sidomos nëse ballafaqimi i shumëpërfolur mes palëve ndodh në momentin e duhur. Fundja, ndryshimet e sekondës së fundit janë ndër tiparet dalluese të karrierës së gjigantit nga Malmo.

Related posts

“Toka është e sheshtë”/ Basketbollisti kërkon falje: Nuk jam dhe aq i zgjuar

Isa.Autor

Objektivi i Bayern Munich rikonfirmon angazhimin ndaj klubit aktual

Sadik.Autor

Lëvizja e fundit, hapet rruga për transferimin e Grezdës?

Sadik.Autor

Leave a Comment