Futboll La Liga Sport

“FUTBOLLI NDONJËHERË ËSHTË I PADREJTË”/ Trajneri i Barcelonës “qan” barazimin që gëzon Realin

Trajneri i Barcelonës Kike Setien e konsideroi barazimin 2-2 me Selta Vigon si “shenjë të futbollit të padrejtë”, pasi katalanasit shpërdoruan raste për të shënuar më shumë.

Në konferencën pas ndeshjes, tekniku I skuadrës katalanase gjykoi se skuadrës i mungoi përqëndrimi për të shënuar më tepër.

“Ata rrezikuan shumë në minutat e fundit dhe gjetën golin. Nuk duhej të shkonim tek ajo goditje dënimi sepse ishim ekipi më i mirë në fushë në pjesën e parë. Duhej që pas pjesës së parë të kishim rezultuar një rezultat më komod. Futbolli ndonjëherë është i padrejtë. Duket e çuditshme se si goditja me kokë e Pikesë nuk përfundoi në rrjetë. Barcelona bëri shumë gjëra mirë, por duhej që kjo të ishte një ndeshje komode për ne. Na mungoi vendosmëria në për të shndërruar rastet në gola. Po hasim vështirësi, golat ndonjëherë janë dhe çështje fati”, u shpreh rreth ndeshjes Kike Setien.
REALI
Barazimi i Barcelonës i jep mundësi Realit të shkëputet me 3 pikë nga katalanasit nëse mundin Espanjolin. Setien shtoi se tashmë madrilenët janë të avantazhuar nga hapi i gabuar i skuadrës së tij.

“Është e vërtetë që udhëhiqnim me dy pikë diferencë prej 11 ndeshjesh, por tani rivali ynë ka avantazhin të na largohet. Duhet të kemi një hapësirë shumë të vogël gabimi dhe të fitojmë ndeshjet duke shpresuar se rivali jonë do të gabojë. Do të shikojmë nëse do të arrijmë t’i zgjidhim më shpejt gjërat”, u shpreh për rivalin e përjetshëm Real Madridin trajneri i Barcelonës Kike Setien.

Related posts

“KAM DIÇKA NË MENDJE”/ Mourinho përgatit rikthimin: Dua të punoj me një klub…

Delo.autor

SPEKTAKOLARE/ Gjesti i tifozëve senegalez po bën xhiron e botës (VIDEO)

Sadik.Autor

VALVERDE E DO PATJETËR/ Barcelona shumë pranë transferimit të BUJSHËM

Isa.Autor

Leave a Comment