Futboll Shqipëri Sport

GODITI ME GRUSHT KUNDËRSHTAREN/ Grezda: Nuk duroj të më fyejnë për kombësinë, ja e vërteta

Mesfushori i krahut të Shqipërisë dhe Osijekut Eros Grezda reagoi për herë të parë pas ngjarjes së mbrëmjes së djeshme ku u përplas dhe goditi me grusht në kokë sulmuesin e Rijekës Antonio Çolak pas përfundimit të gjysmëfinales së Kupës së Kroacisë, ku Osijeku u eliminua me rezultatin 3-2.

Në faqen e klubit të Osijekut, Grezda rrëfen arsyet e ngjarjes së shëmtuar që precipitoi në një dhunë të paprecedentë. Ai u shpreh se sulmuesi Çolak e ka fyer në ndjenja personale dhe kombëtare gjatë takimit, i cili ishte ishte tepër i nxehtë për 90 minuta.

“Më vjen shumë keq që u gjenda në qendër të vëmendjes së mediave, sidomos për kontekstin e çdo gjëje që ka ndodhur përpara dhe gjatë ndeshjes me Rijekan. Të gjithë ne ishim të zhgënjyer nga fakti se si sportistë u dëmtuam gjatë takimit dhe na u mohua fitorja, të cilës i ishim pranë. Nuk është e lehtë për ne të durojmë padrejtësinë në fushë dhe të qëndrojmë të qetë, sidomos kur dikush na fyen. Kur vjen puna te fyerjet e rënda në aspekt personal dhe kombëtar, qoftë si njeri, qoftë si sportist jam shumë i ndjeshëm.

E gjitha kjo ndodhi jo vetëm gjatë ndeshjes, por dhe pas saj. Unë po qëndroja përpara autobusit të skuadrës sime dhe sulmuesi rival Çolak po kalonte para meje në mënyrë provokuese. Jam përballur me provokimet e tij gjatë gjithë ndeshjes. Jetoj për shumë vite në Kroaci. I përmbush detyrimet e mia si qytetar dhe i paguaj taksat dhe nuk e meritoj që dikush të më fyejë për ndjenja kombëtare. Do të marr të gjitha hapat ligjor për të mbrojtur veten dhe nderin tim”, shprehet Grezda pas ngjarjes së ndodhur.

Kodi i Etikës së futbollit kroat parashikon që nëse një lojtar godet fizikisht kundërshtarin pezullohet 2-6 ndeshje dhe nëse shkalla e dëmtimit është e rëndë, atëherë ai mund të përjashtohet për 6 muaj nga futbolli.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Performancat e tij bindin, Real Madrid i ofron rinovimin yllit të ekipit…

Delo.autor

GJESTI QË BËRI XHIRON E BOTËS/ Sherri CR7-Coca Cola, IKEA ndërhyn me një ide gjeniale

Delo.autor

ISH-PRESIDENTI I “LOS BLANCOS”/ Ramon Calderon zbulon: Arsyeja e largimit të Ronaldos ishte…

Delo.autor

Leave a Comment