Futboll La Liga Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Ivan Perisic drejt Madridit, largimi i kroatit mbush arkën e Interit

A ardhmja e Ivan Perisic është larg Interit. Lamtumira mes nënkampionit të botës dhe klubit zikaltër mund të ndodhë që në merkaton e janarit. Mësohet se trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, pasi ka siguruar sulmuesin Alvaro Morata, kërkon edhe një mesfushor për të plotësuar boshllëqet e krijuara nga largimet e Kalinic dhe Gelson Martins.

Për trajnerin argjentinas, mesfushori Ivan Perisic, një lojtar me tipare sulmuese, është i përshtatshëm për skemat e tij sulmuese. Pengesa e vetme është se për nënkampionin e botës po interesohet edhe Manchester United. Ndaj, Atletico Madrid është gati të ofrojë që në merkaton e janarit 40 milionë euro, një shumë që do të kënaqte të gjitha palët dhe mbyllte që tani këtë transferim.

Related posts

Messi braktis grumbullimin, lë kombëtaren në mëshirë të fatit

Sadik.Autor

SUPER MERKATO/ Barcelona e bleu 12 milionë, pas një viti ia shet Mourinhos për 40 milionë euro

Isa.Autor

​Bayern mposht sërish Dortmund, kalon në çerekfinale

Q.Autor

Leave a Comment