Futboll Sport

HUMBJE E RËNDË/ Goli i shënuar për 42 sekonda vendos ndeshjen e Bundesligës

Humbje e rëndë për Mainzin në luftën për mbijetesë. Ekipi i drejtuar nga Beierlorzer nuk arriti të merrte qoftë një pikë në takimin me rivalin direkt, Augsburgun.

Në “Opel Arena” vendosi goli i shënuar nga Florian Niederlechner pa u mbushur një minutë lojë, finalizim që i mjaftoi Augsburgut për të marrë tri pikë qetësie në këtë transfertë delikate.

Në fakt, kur topi kaloi vijën fatale kishin kaluar vetëm 42 sekonda lojë, madje vetë protagonisti i këtij goli nuk po u besonte syve që kishte shënuar.

Futbollistët e Mainzit kërkuan të ndryshonin rrjedhën e lojës, por miqtë u treguan shumë të kujdesshëm, madje mund të kishin shënuar edhe gola të tjerë në momentet e kundërsulmeve, që nuk u shfrytëzuan si duhet nga sulmuesit.

Mainzi, pas kësaj disfate mbetet tri pikë larg zonës së ftohtë (31) dhe kërcënohet si nga Dusseldorfi ashtu edhe nga Werder Bremeni.

Related posts

RENDITJA E SUPERIORES/ Krijohet katërshja për kreun, ja situata e skuadrave pas javës së 14…

Delo.autor

BOTËRORI I MUNDJEVE/ Shqipëria e mbyll me një argjend në Zagreb

F.autor

DUELI PËR MBIJETESË/ Stavri Nica: Me Tiranën jemi të barabartë, fitojmë nëse…

Isa.Autor

Leave a Comment