Futboll Sport

DUROS NUK I NDAHEN TELASHET/ Ja çfarë vendosi gjykata pas dhunës ndaj gruas

Gjykatat e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e ish-futbollisti të kombëtares shqiptare, Klodian Duro, për të ndryshuar masën e sigurisë.

Ish-futbollisti kuqezi do vazhdojë të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, deri në përfundim të hetimeve.

Duro u arrestua në 27 mars të këtij viti nga policia, jashtë apartamentit të ish-bashkëshortes, e cila e ka kallëzuar për dhunë në familje dhe përndjekje. Klodian Duro kishte kërkuar lirinë edhe në Apel, por kërkesa e tij është rrëzuar, duke u lënë në fuqi vendimi i shkallës së parë.

Burime kanë bërë më dije për ABC Neës se Duros i është rrëzuar akuza e përndjekjes dhe po hetohet vetëm për dhunë në familje. Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, nuk i ka pranuar akuzat e ngritura nga ish-bashkëshortja, duke argumentuar se në shtëpinë e saj ka shkuar vetëm për të takuar të bijën, të cilën nuk e shihte prej kohësh.

Sipas deklarimeve të tij, ish-bashkëshortja nuk e lejonte të komunikonte me të bijën as përmes telefonit.  Ndërkohë prokuroria nuk ka prova konkrete për të fajësuar Duron. Po kështu edhe gjatë seancës për informacion dy mujor në gjykatën penale nuk janë paraqitur prova të reja, nga ana e organit të akuzës.

Klodian Duro akuzohet për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”. Ish-bashkëshortja ka marrë më herët urdhër mbrojte nga gjykata ndërsa procesi i divorcit të çiftit Duro ndodhet në Apel.

Gjykata e Tiranës ka publikuar statistikat 6 mujore, për rastet e dhunës në familje. Deri më tani në gjykatë janë 101 çështje për gjykim. Ndërsa gjykata civile e Tiranës ka lëshuar në total për 6 muajt e parë të vitit 2020, 294 urdhra të menjëhershëm mbrojtjeje, nga të cilat 91 janë pushuar. /abcneës.al

Related posts

PRANË RINOVIMIT/ Ounas “turpëron” HYSAJN në sytë e Ançelotit (VIDEO)

Isa.Autor

PAMJE QË NUK I KISHIM PARË/ Ja disa momente nga dasma e Lorik Canës (VIDEO)

Isa.Autor

E ARDHMJA E TRAJNERIT ARGJENTINAS/ Pochettino: Nuk ndiej se kam humbur trenin e duhur për…

Delo.autor

Leave a Comment