Futboll Seria A Sport

“HYSAJN E KËRKOI BAYERN MUNICH”/ Agjenti Giuffredi: De Laurentiis dhe Gattuso e duan. Mund të rinovojmë

E ardhmja e Elseid Hysajt është kthyer në telenovelë. Mbrojtësi ka edhe një vit kontratë me Napolin, që nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e lojtarit të kombëtares kuqezi. Presidenti De Laurentiis dhe trajneri Gattuso e vlerësojnë shumë dhe shpresojnë që Hysaj të rinovojë.

Agjenti i 26-vjeçarit, Mario Giuffredi ka folur rreth situatës aktuale në një prononcim për Radio Punto Nuovo, aty ku deklaron se Hysaj ishte shumë afër kalimit të Bayern Munchen vite më parë. “Nuk kam pasur kurrë asnjë lloj problemi me De Laurentiis, gjithçka e kam bërë për t’i sjellë lumturi të gjithëve.

Ka ndodhur ndonjë gabim me Mario Rui, Di Lorenzon dhe Hysajn, por nuk e ndryshoj mendimin tim për presidentin. Kur Hysaj erdhi te Napoli në fillim, fitonte 500 mijë euro në sezon, por nuk ishte kontrata ime. Gjatë kampionatit u bëra menaxher i tij dhe presidenti u soll si një zotëri i vërtetë, duke i ofruar një kontratë të re dhe duke ia njohur vlerat.

Bayern Munchen bëri një ofertë për të, mos të harrojmë që Elseidi ishte një nga anësorët më të mirë në Itali me Sarrin. Më pas erdhi Ancelotti, ndërsa Gattuso riktheu Hysajn e Sarrit. Gattuso dhe De Laurentiis duan ta mbajnë djalin në skuadër, kemi biseduar në lidhje me rinovimin.

Nuk është një çështje parash, në fund vendos Hysaj nëse dëshiron të qëndrojë apo të largohet nga Napoli. Ai po paguan çmimin e 1.5 viteve punë me Carlo Ancelottin“, deklaron agjenti i mbrojtësit shkodran.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Mesazhi sensibilizues i Partizanit: Së bashku e fitojmë ndeshjen e jetës (VIDEO)

Delo.autor

LUAN NË SKOCI/ Florian Kamberi tregon si zgjodhi Shqipërinë

Delo.autor

BARCELONA-LYON/ Coutinho shënon lehtësisht për “Katalanasit”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment