Futboll La Liga Sport

I HEDH BENZINË ZJARRIT ME DEKLARATËN/ Talenti i Barcelonas: Arbitrat po vendosin…

Një ndër futbollistët që ka rënë më shumë në sy te Barcelona këtë sezon është i talentuari Riqui Puig, një mesfushor që po shkëlqen në ato minuta që është aktivizuar nga trajneri Setien.

Puig nuk u huazua si të tjerët por qëndroi me katalanasit. Duke folur për mediat pas suksesit ndaj Athletic Bilbao, lojtari 20-vjeçar u shpreh: “Jam shumë i kënaqur me fitoren dhe minutat që kisha në dispozicion. Duhet të vazhdojmë të luftojmë deri në fundin e kampionatit dhe të fitojmë titullin kampion.

Ne duhet të bëjmë detyrën tonë. Arbitrat po vendosin? Nëse Pique e bëri këtë deklaratë, do të thotë se ka diçka. Gjithçka vendoset nga një prekje me dorë, që njëherë është penallti dhe një herë jo. E them në përgjithësi se ka shumë ndeshje që varen nga gabimet e arbitrave…”.

Related posts

FLET PËR OBJEKTIVAT ME TRAJNERIN E RI TË KOMBËTARES/ Duka: Me Edy Rejan gjërat po ndryshojnë, nëse….

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Barcelona-Granada. Rezultati 1-0

Delo.autor

BUZËQESH PANUCCI/ KAÇE nuk ndalet në Greqi, shtatshkurtri “leksione” edhe me… kokë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment