Futboll La Liga Sport

JO VETËM ARTHUR/ Barcelona përgatit largimin e një tjetër ylli

Barcelona është shumë e angazhuar në shitjen e lojtarëve pasi ka arritur marrëveshjen me Juventus-in për këmbimin që do të dërgojë Pjanic në Spanjë dhe Arthur në Torino.

Për të rregulluar bilancin katalanasit kanë vendosur të shesin edhe Todibo-n. Mbrojtësi ka luajtur me Schalke nga janari dhe pasi ka zhvilluar ndeshjen e fundit të Bundesliga-s, mund të përqendrohet tek e ardhmja.

Siç ka bërë të ditur Mundo Deportivo, për Todibo-n interesohen shumë klube, mes të cilëve Napoli, Sevilla, Koln, Southampton dhe Ëatford.

Barcelona kërkon të paktën 25 milionë euro për kartonin. Napoli e shikon si zëvendësuesin e mundshëm të Koulibaly.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Lecce-Inter. Rezultati 1-1

Delo.autor

“SHPËRTHEN ÇËSHTJA E FANTAZISTIT GJERMAN”/ Ozil nuk e ka marrë dëmitimin në fushë, por nga…

Delo.autor

E ARDHMJA E UELLSIANIT NË DILMË/ Zidane e tepron me Gareth Bale, ja reagimi

Delo.autor

Leave a Comment