Futboll Seria A Sport

GOLI I PARË PAS PANDEMISË/ Higuain: Kalova një tmerr, falenderoj Juventusin për durimin

Gonzalo Higuain shënoi golin e tretë dje përballë Leçes, vetëm pesë minuta pasi kishte shkelur terrenin e lojës, por edhe pse ndeshja mund të quhej e arkivuar edhe vetëm me golat e Dibalës dhe Ronaldos, mjaftoi festa e “Pipitas” për të kuptuar se sulmuesi argjentinas la pas shpatullave një makth që e përndiqte prej kohësh, siç pranon ai vetë.

“Për mua ka qenë një periudhë më shumë se e errët, e cila ndryshoi shumë gjëra brenda meje. Por gjatë këtyre ditëve, duke biseduar edhe me drejtuesit dhe shokët e skuadrës, vendosa që të ndryshoj diçka brenda meje, sepse fakti që Juventusi kishte nevojë për mua, duhet t’i jepja forca vetes”, bëri hyrjen e tij 32- vjeçari.

Higuain, refuzuat dy herë të ktheheshit në bazë, por pas golit u duk sikur larguat një barrë të rëndë, apo jo?
Dua të falënderoj Juventusin për durimin që pati me mua dhe e vërteta është se klubi më ka qëndruar shumë pranë. Kam menduar shumë gjëra në kokën time gjatë këtyre muajve të vështirë dhe më në fund vendosa që të rikthehem, të vihem në dispozicion të skuadrës dhe ta mbyll këtë sezon si profesionist.

Tani të rikuperojmë forcat për ndeshjen e të martës, kundër Xhenoas. Si dilet nga momente kaq të errëta?
Jo vetëm pandemia, por mbi të gjitha sëmundja e rëndë e mamasë sime më bënë që të përjetoja një tmerr të vërtetë. Më besoni, nuk ishte aspak e lehtë, por në çdo moment kam ndierë dashamirësinë dhe mbështetjen e drejtuesve pikësëpari, stafit teknik, shokëve të ekipit dhe tifozëve, të cilët dua t’i falënderoj.

Mendoni se ky gol dhe fitorja me Leçen ishin hapi deciziv për kthesën tuaj dhe të Juves?
Ne jemi një skuadër që e kemi detyrim fitoren, ashtu sikurse unë e kam detyrim që të shënoj. Këtë ndeshje duhej ta fitonim, por Lacio do të luajë nesër. Ndaj, ne thjesht duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të fitojmë çdo ndeshje deri në fund. Ndryshe, gjërat mund të ndryshojnë shpejt.

Related posts

NAPOLI I PAFAT/ Magjia e Di Maria shpëton PSG-në, Liverpool merr kreun me “poker”

Isa.Autor

INTER-JUVENTUS/ Nainggolan ndëshkon portierin me një “rraketë”, ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

MESSI TEK PSG? “L’Equipe” rendit 4 arsyet pse e marrin “PLESHTIN”

F.autor

Leave a Comment