Futboll Seria A Sport

KARIKON “KUQEZINJTË”/ Pioli: Me Romën, përplasje direkte për Europën

Pas fitores bindëse në fushën e Lecce, Milani po përgatitet të kthehet në fushë për një sfidë tjetër, që vlen pikë të çmuara për Europën. Kuqezinjtë, në fakt, të dielën pasdite do të presin Romën e Paulo Fonseca në “San Siro”. Në një konferencë për shtyp, Stefano Pioli bëri prognozën e duelit me verdhekuqtë. Aty tregoi edhe gjendjen e skuadrës që drejton: Është bukur të kthehemi në shtëpinë tonë, por është e qartë se po flasim vetëm për një kthim të pjesshëm në normalitet. Shpresojmë të jemi në gjendje të luajmë para tifozëve tanë sa më shpejt të jetë e mundur.

Capello tha sot se nëntë pikë diferencë në renditjen aktuale nuk tregojnë hendekun real midis Romës dhe Milanit? Jam dakord me të. Ne dhe Roma jemi mjaft të ngjashëm në numra dhe shfaqje. Renditja thotë se ne jemi akoma mjaft larg, por nesër do të jetë një përplasje direkte. Duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë të jetë e mundur për ta përmirësuar renditjen tonë. E dimë se cilat do të jenë vështirësitë e kësaj ndeshjeje, por kemi shansin të dëshmojmë cilësitë tona në fushë, të cilat nuk janë të pakta.

Çdo ndeshje është e ndryshme nga të tjerat, shumë varet edhe nga sjellja e kundërshtarëve. Do të duhet të jemi të mirë në leximin e momenteve të lojës dhe të qartë në të dyja fazat. Në Lecce kemi arritur të driblojmë dhe të kundërsulmojmë rrezikshëm. Roma ka cilësi, por mund t’i gjesh hapësira. Rebic është një lojtar që mund të bëjë mirë në të gjitha pozicionet e sulmit, veçanërisht nëse arrin të ruajë këtë intensitet fizik dhe mendor. Bagazhi i tij po zgjerohet, është një djalë i fortë dhe altruist në fushë.

Këto karakteristika janë pjesë e mënyrës sonë të lojës. Çfarë ka ndryshuar në krahasim me Romën e ndeshjes së fazës së parë? Kemi bërë shumë hapa përpara dhe do të kemi mundësinë të tregojmë se jemi përmirësuar. Kemi një kalendar të vështirë, por stimulues përpara. Castillejo di si të kombinojë sasinë dhe cilësinë, duhet të vazhdojë absolutisht kështu. Ai është një lojtar që di të sulmojë thellësinë, mund të rritet më tej”.

Related posts

SHTYHEN VENDIMET/ Tirana qetësi pas “furtunës”, Presidenti Halili mediton ende rreth…

Delo.autor

VAZHDON ZHGËNJIMIN NË PREMIER/ Wolves mposht Arsenal-in me përmbysje

Delo.autor

“FA CUP”/ “Djajtë e Kuq” thellojnë krizën e Chelseat dhe kalojnë në çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment