Bundesliga Futboll Sport

REFUZON REAL MADRID/ Haaland: Dua të ftioj trofe me Dormundin, vendi i dytë është për dështakët

Sulmuesi norvegjez Erling Haland ka synime të mëdha me skuadrën e Borusias së Dortmundit. Për “Bild” ai u shpreh: “Dua që të fitoj trofe të rëndësishëm me Borusian. Nuk më pëlqen të dal i dyti. Duhet t’i vendosim qëllime vetes dhe t’i arrijmë ato në fund të sezonit. Kjo duhet të bëhet me mund e djersë dhe jo me fjalë”, tha Haland.

19-vjeçari erdhi në merkaton e janarit nga skuadra e Salcburgut duke shënuar 16 gola në 17 ndeshje me verdhezinjtë. “Ishte një sezon i çmendur, pandemia na bllokoi këmbët dhe nuk na la të sprintonim. Por, nëse shohim atë çfarë kemi bërë gjatë sezonit, mendoj që vendi i dytë nuk është keq.

Megjithatë, nuk duhet të kënaqemi me kaq pak. Na mungoi shumë pak për t’u shpallur kampion. Bajerni kishte diçka më shumë, edhe pse diferenca në fushë nuk ishte e madhe”, tha norvegjezi.

Sipas mediave spanjolle, ai do të vazhdojë të luajë për verdhezinjtë, duke refuzuar së fundmi edhe një ofertë të Real Madridit. “E kam thënë edhe më parë se dua qëndroj këtu në Dortmund dhe të fitoj sa më shumë me këtë skuadër. Tifozët verdhezinj meritojnë trofe. Shpresoj që sezoni i ardhshëm të jetë i duhuri për ne dhe për ta. Skuadra ka lojtarë të mëdhenj që kanë fituar edhe më parë në karrierën e tyre”.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Inter-Cagliari. Rezultati 1-1

Delo.autor

BELLINGHAM SËRISH PROTAGONIST/ Goli i tij i jep fitoren e tretë Real Madrid

F.autor

E BUJSHME/ Guardiola kërkon tek Manchester City një kampion bote

Isa.Autor

Leave a Comment